Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vuçiç ndryshoi deklaratën e Samitit mes rajonit dhe Ukrainës

28/02/2024
Vuçiç ndryshoi deklaratën e Samitit mes rajonit dhe Ukrainës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e rënë dakord në Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë, nuk i përmend sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus, pas kërkesës së tij, raportoi Radio Evropa e Lirë.

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiq.

Duke folur për gazetarët pas samitit, ai tha se nuk ishte e drejtë kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos hiqen këto pika.

Megjithatë deklarata nuk përmban emrat e vendeve që morën pjesë në Samit por vetëm emrat e udhëheqësve. Edhe ky ndryshim u bë pas presionit të Vuçiç.

“… sepse u thashë, nëse këtë e përjeton kështu një numër i madh prej jush, atëherë le t’i përfshijmë edhe disa që ne konsiderojmë se kanë ndikim keqdashës… dhe pastaj i kanë hequr”, tha Vuçiq.

“U thashë se, pavarësisht dëshirës për të ruajtur ligjin ndërkombëtar dhe miqtë ukrainas, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi presidenti serb.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Beogradi zyrtar ka mbështetur vetëm disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë kundërshtuar pushtimin rus. Droni& REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

DITA 105/ Shtohen thirrjet për përshkallëzim të protestës

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.