Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BASIR ÇOLLAKU/ Protestat rrezikojnë të kthehen në ekskursione

27/02/2024
Çollaku: Një ministër është fotografuar me Bajrat. Ka shumë femra të zhdukura
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Basir Çollaku (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Protestat nuk mund dhe nuk ngjajnë në asnjë vend me ekskursione. Fermerët i vunë zjarrin Brukselit, janë gati të fusin traktorët në Kuvendin Evropian, bllokuan Madridin. Më herët protestues për shkaqe ekonomike, mbushën në flakë Parisin, ngjashëm për 50 cent çmime të ngritura shkrepësja përlau Athinën, mijëra e më shumë kanë zaptuar edhe Berlinin. Më radikale ndodhin protestat në USA, madje me armë dhe zjarr. Në Brazil aktualisht një pafundësi njerëzish janë në zgrip të marrin përpara çdo aktor padrejtësish. Kudo dalja në reagime është revoltë e shoqëruar me akte force, për t’u thënë vendimmarrësve se jemi për t’u përballur, por jo me buzëqeshje. Shkaqet, motivet, arsyet, kanë qenë ekonomike, ligjore, të drejta të mohuara dhe dhunuara. Janë cënime të pjesshme por edhe serioze të demokracisë. Askund, e askush në këto vise perëndimore nuk ka veshë për dëgjesa diplomatësh e ambasadorësh, të cilët shohin e raportojnë në vendet e tyre. Kaq.

Po në Shqipëri?!
Autokracia “Rama” ka kaluar çdo lloj vije të kuqe. Një individ, kryeministri, kontrollon të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, drejtësinë, medien. Ekonomia është parcelë e sunduar nga ai dhe oborrtarët e tij. Bandat, grupet kriminale, Mafia, janë në ortakëri të dukshme me qeverinë, plaçkisin zgjedhjet, fitojnë pushtetin, e ndajnë bashkë çdo gjë. Pasuritë natyrore nëntoksore e mbitokësore, janë barbarisht grabitur nga pushtpolitikanë dhe të huaj mbështetës të krimeve të tyre. Keqbërësit qarkullojnë miliarda pa u trazuar. Vitin e shkuar u këmbyen euro më shumë se dyfishi buxhetit. Tirana është bërë një hale betoni, ku firmëtarë janë të pandehurit e mëdhenj Rama e Veliaj. Marrëveshje e interesa mafioze na kanë kthyer në Tokë mbeturinash, për plehra, para të pista, refugjatë burim telashesh të skajme, nga ujgurë, muxhahedinë, afganë, e kapaku i ri afrikanë. Qoka për fundshpinën e Ramës e skotës shkatërruese të tij.
Opozita
Edi Rama ka përdorur asete institucionale e kriminale për ta asgjësuar. E nisi me Charlesin e FBI për të hetuar PD-në, ku mjergulla ka ende njolla të errëta në këtë dosje. Po nga hiçi prodhoi non gratën e Berishës. Rama mori vulën antarësisë dhe ia dha me urdhër Lulzim Bashës, duke bërë omgj opozitë, si një dyqan fasonerie politike me mall të porositur. Ka brenda PD ish-nomenklaturë e klonuar si e djathtë. Ata nuk luftojnë kundër vetvetes por kundër nesh. Kthejuni kurrizin atyre, pavarësisht gradave kontrabandë që kanë marrë. Kantë rinj pa fund. Idealistët po sherrosen me pragmatistët brenda PD, sakrifikuesit e kontribuesit, shpërfillen nga mjeran-përfituesit. E kundërta do të ndodhë kur dita e gjykim-votimit do të mbërrijë. Shumë shpejt.
Protestat
Opozita me gjithë sulmin e paprecedentë ndaj saj, ka bërë së paku tre protesta të mëdha si me 7 korrik, 12 nëntor, 20 shkurt, me përmasa të pazakonta. Qytetarët mes ikjes e reagimit ende kanë ofruar besim opozitës, PD, Berishës dhe aleatëve të tij. Por tubimet kanë qenë me një urtësi kritike. Nëse do presim diktatori të ngopet me pushtet dhe ta braktisë atë, ne kemi shembullin më të keq në botë se si ndodh. Protestat po rrezikojnë të kthehen në ekskusione. Udhëtime për arsye edukimi në një adresë të caktuar. Në gjendjen ku Demokracia dhe Drejtësia janë asgjësuar, revolta dhe dhuna ndaj asgjësuesve janë tërësisht demokratike. Nëse digjen dritare e makina, zyra kriminale publike kjo i bën mirë vendit. Mos presim dekorata diplomatike e lavdërime ambasadash, sepse ato janë sheqer pushtetmbajtësish. Ekskursionet tua lëmë shkollave si argëtim. Protesta duhet të bëjë arrest publik keqbërësve. Tu ndalojë hyrjen në zyra. Të bllokojë rutinën mafioze. Të prishë rehatinë kriminale. Duhet qeveria të ketë frikë popullin dhe jo e kundërta. Dhe kjo nuk bëhet duke pritur. Orët janë shumë javët katastrofë, muajt dërrmues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.