Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama nuk ndal sulmet ndaj Kurtit as në Podgoricë: Si Oso Kuka, është mbyllë në kullë…!

07/07/2023
Edi Rama nuk ndal sulmet ndaj Kurtit as në Podgoricë: Si Oso Kuka, është mbyllë në kullë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mali i Zi është ndalesa e radhës e turit dy ditor që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Podgoricë, Kryeministri zhvilloi një takim tête-à-tête me homologun e tij, Dritan Abazović . Pas takimit me kryeministrin malazez, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, z. Jakov Milatović.

Gjatë konferencës së shtypit në Podgoricë, Rama atakoi sërsih Albin Kurtin duke e portretizuar si Oso Kuka i mbyllur në kullë, ndërsa tha se Ballkani i Hapur është mbyllur si prodhues i marrëveshjebe të reja.

Pyetje-përgjigje:

– Një pyetje fillimisht për kryeministrin e Shqipërisë. Zoti kryeministër, përsa i përket takimeve që zhvilluat në Kosovë dhe refuzimit që i bëri ftesës suaj zoti Kurti, a ndryshojnë marrëdhëniet mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë apo edhe marrëdhënia juaj me zotin Kurti? Duke qenë se ju vetë keni deklaruar që pavarësisht kontradiktave që keni pasur në gjykimet tuaja si kryeministër, marrëdhëniet personale kanë qenë shumë të mira?

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin dhe nuk ndjehem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Unë shkova në Prishtinë siç erdha dhe këtu dhe siç do shkoj dhe pas pak në Beograd për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak pastaj problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Natyrisht, këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e përjetoj si një situatë që dua ta trajtojmë së bashku duke u ulur dhe duke biseduar, Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar dhe është në të drejtën e tij. Unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, folklorike, nacional-heroike.  Unë thjesht thashë dhe e përsëris, e thashë mbrëmë, në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Europian, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do jetë i ftuar dhe unë dëshiroj që të jemi të gjashtë bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo mund të mos duan ta ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vet. Siç e dini, madje mund të futet dhe në zgjedhje për tu bërë zot i shtëpisë, nuk ka asnjë problem.

– Një pyetje për zotin Abazovic. Si i keni parë qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë në raport me ndërkombëtarët dhe mbështetjen që kanë ofruar ata vazhdimisht për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të Kosovës me komunat serbe?

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović: Unë e mendoj se çdo konflikt, qoftë ai politik, me ndërkombëtarët nuk është e mirë as për Serbinë, as për Kosovë, por as për rajonin. Mendoj se është harxhuar një energji shumë e madhe, kohë shumë e madhe si të vinin deri në një propozim. Ai propozim në këtë moment ndoshta nuk është perfekt, por është i mirë dhe mendoj se do kishte qenë mirë të shkohej drejt firmosjes së asaj marrëveshjeje. Kështu e shoh unë punën dhe mendoj se do kishte qenë një “boost” i mirë për të gjithë rajonin më në fund se po bien dakord për diçka e jo se jemi gjithmonë e më larg një marrëveshjeje. Sa i takon çështjes së mikpritjes, mund të them se në emër të Malit të Zi dhe qeverisë së Malit të Zi, këtu çdokush është më se i mirëseardhur dhe dera është e hapur për çdokryeministër nga rajoni apo nga vendet e tjera.

– Për zoti Rama, a mund të na konfirmoni, Shqipëria a ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur apo jo? Nëse keni hequr dorë, është arsyeja sepse vendet e tjera nuk janë bashkuar, është arsye Kosova apo ndikimi i komunitetit ndërkombëtar dhe nëse mundeni më shumë detaje të na sqaroni për marrëdhënien me kryeministrin e Kosovës? A pajtoheni ju me politikën që kryeministri i Kosovës po e zbaton momentalisht ndaj qytetarëve serbë në Kosovë?

Pyetja për zotin Abazović; duke pasur parasysh që shoqëria e Ballkanin të Hapur është duke u ulur. A jeni akoma pro kësaj ideje apo jo?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është një nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë dhe një mijë herë të kthehesha, një mijë herë do ta rihapja këtë iniciativë dhe do ta quaja Ballkan i Hapur. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim që Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet, por nuk e kam imagjinuar, nuk e imagjinoj që procese dhe nisma tanimë të konsoliduara, për shembull, apo të organizuara do duhet të ndalojnë të gjitha dhe e përsëris, nuk është kompania ime, është një nismë e përbashkët. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim.

Pse e kam shprehur opinionin tim në këtë moment? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative alucinante, si për shembull “është një plan Kino-Rus” në kuptimin Kinez-Rus, jo në kuptimin Kinema Rusia, apo duke thënë që këtu është i përfshirë dhe kryeministri hungarez apo duke thënë që këtu janë në lojë dhe faktorë të tjerë, alienë në hapësirë, në fakt, nuk kanë dëmtuar vetëm atë nismë, por kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për të krijuar hije dyshimi mbi një nismë që siç e kam thënë qysh ditën e parë dhe vazhdoj ta them edhe tani, ka pasur një virtyt shumë të rëndësishëm që ka vënë në jetë vendime të cilat janë marrë disa herë në mënyrë të përsëritur në Procesin e Berlinit dhe asnjëherë nuk janë materializuar.

Po ashtu, e kam thënë që kur ne kemi firmosur në Samitin e kaluar në Berlin marrëveshje, ne që ishim pjesë e Ballkanit të Hapur kemi bërë një firmë teatrale sepse ne ato marrëveshje i kishim firmosur më parë, por për hir të përfshirjes të të tjerëve ne i ri-firmosëm.

Thënë të gjitha këto, ne duhet të fokusohemi shumë fort tek Procesi i Berlinit tani jo thjesht sepse Shqipëria ka marrë përsipër ta mikpresë dhe si mikpritës i Procesit të Berlinit, në atë Samit në Tiranë ne nuk mund t’i lejojmë vetes asnjë spostimvëmendjeje ose asnjë dyzim mendjeje, por edhe për një arsye tjetër sepse kemi oportunitetin historik të futjes në proces të një plani të ri financimi nga Bashkimi Europian për vendet e rajonit, për të cilin duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Prandaj dhe unë jam në sinkron të plotë me Dritanin kur ndodhin këto situatat absurde si kjo që po zhvillohet në veriun e Kosovës pasi kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë, duhet të zgjerojmë sa më shumë hapësirat e veprimit. Jemi të ndarë, ne jemi shumë të vegjël si tregje, jemi ekonomi shumë të vogla dhe jemi shumë më larg Bashkimit Europian, sesa të bashkuar. Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet për shembull, kur je në konferenca shtypi, dëgjon gazetarët e këtyre vendeve, duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër dhe hanë po ato fasule ose po atë mish ose po ato dardha në kuptimin simbolik. Pra të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Që do të thotë që ky është një moment për të luftuar dhe me mendësinë e vjetër, për të luftuar me fantazmat e së kaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na i tregojnë por jo për të bërë tani Oso Kukën nga e para. Të futemi nëpër kulla e të bllokohemi dhe t’i kthejmë institucionet në kulla. Edhe pastaj në fund të na kërkojnë të bashkohemi në samit, të këndojmë dhe këngë për Oso Kukën e ri. Ky është qëndrimi im dhe besoj që me këtë të fundit i dhashë përgjigje dhe pyetjes së dytë. E dhashë përgjigjen pra, Oso Kukën e njihni ju këtej nga mali i Zi apo jo? Po me siguri keni ndonjë që quhet me emër tjetër, keni me siguri ndonjë Oso Kukoviç për shembull që është futur në kullë dhe ka luftuar me gjithë perandoritë dhe në fund është vrarë heroikisht.

Unë mendoj që këto janë histori për të cilat ne duhet të jemi krenarë, por ne nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur jemi në kohën e inteligjencës artificiale. Ne duhet të jetojmë me kohën dhe aq shumë i kemi humbur kohë vetes në këtë rajon dhe aq shumë kemi vrapuar duke gjëmuar bishtin tonë saqë të vazhdojmë të humbasim kohë kur para nesh tani ka një horizont të tërë oportunitetesh dhe të vazhdojmë t’i këndojmë kullave të ngujimit më duket e tepërt, më duket shumë e rrezikshme dhe më duket dhe e kotë përveç të tjerash, është dhe e kotë përveç të tjerash.

Se po të ishte që do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota nuk do ta arrinte dot të na i jepte hajde se po e bënim dhe këtë sakrificë, por të sakrifikojmë kohë, të sakrifikojmë oportunitete dhe të rrezikojmë të sakrifikojmë jetë njerëzish për histori absurde është absolutisht e papranueshme. Shikojeni Malin e Zi. Mali i Zi deri përpara pak kohëve dukej sikur ishte një fuçi baruti që do shpërthente dhe do merrte me vete gjithë Ballkanin. Ja ku është sot, një vend ku ka qetësi dhe ku ka një paqe të brendshme për shkak se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin sikur ishin të pa sistemueshme kurrë. Dhe ndërkohë çfarë i ndodhi Malit të Zi se u sistemuan ato gjëra? Minimumi i është rritur turizmi. Një sezon turistik i jashtëzakonshme se ne Malin e Zi e shikojmë gjithmonë si një lokomotivë në këtë zonën tonë për zhvillimin e turizmit. Ndërkohë që po mos të ishin zgjidhur ato punë do ishim duke parë sesi do këndoheshin këngët e Osos, nuk e di si e ka emrin por me siguri e keni dhe ju një Oso se dhe këto mitet ia kemi kopjuar njëri tjetrit dhe rimë zihemi i kujt është miti. Kemi kaq kohë që zihemi i kujt është miti, i kujt është heroi. E patë, u bllokua një shtet i tërë atje 18 vjet se duhet t’i gjenim kush ishte babai, se mamanë ia dinim Aleksandërit të madh. Po kështu është tani. Vazhdo Dritan, mos më bej të flas më shumë se po prishemi dhe me ndonjë shtet tjetër tani.

Kryeministri Dritan Abazović: Po kursej pak kohë për shkak të kolegëve të tjerë. Mali i Zi është anëtare në mbi 70 iniciativa. Unë jam plotësisht i mendimit që duhet të marrim pjesë në ato. Nuk është  e rëndësishme se si quhet iniciativa. E rëndësishme është a i shërben qëllimit apo jo. Mendoj që ne edhe sot tregojmë që duam në çdo mënyrë të avancojmë bashkëpunimin, të avancojmë komunikimin tonë të ndërsjellët. Ne këtë kontekst nuk ka insistime te veçanta, por ka vetëm mbrojtje interesash të Malit të Zi. Pra interesi i Malit të Zi është që nëse duam të jemi të suksesshëm në procesin e integrimit duhet ta zhvillojmë dhe ta çojmë bashkëpunimin rajonal në nivelin më të lartë dhe kjo para së gjithash, se këto janë vërejtjet më të mëdha të partnerëve. Çdo iniciativë që mund të kontribuojë në këtë ështëmë se e mirëpritur. Kur wshtw fjala pwr mbështetjen e qytetwrve, nuk do tw flas. Unë s’jam i vetmi që mendoj që duhet të krijohet bashkëpunimi rajonal. Kemi njerëz që kanë legjitimitet, që e kanë konfirmuar këtë. Unë nuk jam avokat i idesë që mos të ketë mbështetje. Qytetarët e Malit të zi në përgjithësi mbështetjes hyrjen e Malit të Zi në BE dhe ata po sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kërkojnë bashkëpunim, bashkëpunim me vendet me të cilat jemi fqinj, ne duam të japim kontribut. Mendoj se këtë e bëjmë në mënyrë permanente dhe keni dëgjuar, kemi fituar dhe lëvdata, që një vit kemi zgjedhur çështje që na kanë shtyrë dhe na kanë brengosur në të kaluarën. Qëllimi i përbashkët është që të mos bëjmë hapa mbrapa, që mos të humbim 5 apo 10 vjet duke diskutuar gjërat që i kemi kaluar. Mobiliteti më i mirë, lëvizja më e lehtë, biznesi, këto janë të gjitha. Aplikimi i përbashkët në projekte, pse jo? Dhe mendoj se kjo është ajo ku duhet të përkushtohemi ne. Nuk jemi asiniciuesit e kësaj iniciative. Deri tani kemi qenë observatorë. Nëqoftëse ata vazhdojnë, ne jemi këtu. Nëqoftëse jo, ne do të vazhdojmë, ashtu siç kemi qenë deri tani në mënyrë cilësore. Faleminderit! Nuk e kam dëgjuar pyetjen. Unë nuk mund të flas në emër të Shqipërisë. Ja ku janë ata.  Pyetja është a keni mbetur ne Ballkanin e Hapur apo jo?

Kryeministri Edi Rama: Po pra, unë direkt e dhashë përgjigjen, por ju prapë nuk doni ta dëgjoni se ju e doni ose brenda, ose jashtë. Por mund të jesh dhe brenda dhe jashtë apo jo? Nuk është një kompani që e kam hapur unë. Unë thjeshtë kam opinionin tim, por sigurisht që do duhet t’i ballafaqojmë këto opinione dhe me të tjerët dhe të shohim përpara, por ndërkohë, edhe një herë. Ballkani i Hapur nuk është as një kamion që u nisëm dhe tani po e lëmë në rrugë se kapëm një tren. Është një nismë komplementare, ka 72 nisma të tjera në këtë rajon. 72 janë shpikur dhe unë kur kam dëgjuar numrin jam llahtarisur. 72 nisma dhe sa më shumë t’i numërosh, aq më shumë të vjen të ikësh më vrap nga çdo nismë apo jo? Por askush nuk merret me to, merren me Ballkanin e Hapur, a u hap a u mbyll. Një gjë që është hapur është hapur, tani ne këtu duhet të hapim sa më shumë gjëra, jo të mbyllim ato që mezi janë hapur.

Ndërkoha që përsa i përket Ballkanit të Hapur unë e përsëris që duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit sepse kemi një oportunitet historik por ama për shembull Ballkani i Hapur ka hapur panairin e verërave. Ta mbyllim atë tani, si thoni? Për shembull! Ose Ballkani i Hapur ka hapur një sërë rrugësh ndërveprimi mes vendeve tona që janë rrugë të cilat i kërkojnë dhe të tjerë. Për shembull unë vij nga Sarajeva dhe e dini çfarë më thanë në Sarajevë? Ata nuk kanë aderuar tek Ballkani i Hapur se dhe ata kanë qenë nën presionin e teorive të konspiracionit. Por fatmirësisht të paktën kishin rënë në konsensus më në fund që mos të pihej cigare në godinën e Kryeministrisë se dhe për atë kanë pasur mendime të ndryshme për shumë vite. Më thanë që Ballkanin e Hapur ua kërkojnë të gjithë sipërmarrësit. Shkojnë dhe i thonë pse nuk futeni te Ballkani i Hapur se ne duam të tregtojmë lirisht. Këtë më thanë. Tani, Mali i Zi për shembull sipas jush, kur të bëhet panairi i verës, i dyti duhet t’i sjelli prodhuesit e verërave atje apo duhet të rrijë larg? Kështu që kjo është një temë mbi të cilën unë kam opinionin tim, por kanë dhe opinione të ndryshme të tjerët. Kjo tani, a e mbylle, a e hape, unë kam mbyllur një opinion timin, por Ballkanin e Hapur as e hapa vet as e mbyll dot vetë, apo jo?

– Zoti Rama, në një moment gjatë deklaratës suaj keni thënë që misioni i Ballkanit Perëndimor është realizuar. A mund ta konkretizoni? Të na shpjegoni pak çfarë është realizuar, duke pasur parasysh se kjo iniciativë nuk është kompletuar sepse 3 nga 6 anëtarët potencialë, asnjëherë nuk u bënë anëtarë të iniciativës?

Kryeministri Edi Rama: Tre nga gjashtë nuk u përfshinë dhe dëmtuan veten e tyre. Nuk përfituan nga ato që përfituan tre të tjerët. Sapo ja u thashë një shembull që ma thanë në Sarajevë dhe nuk ma thanë njerëzit në rrugë, ma thanë përfaqësuesitzyrtarë të Bosnjës, që sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e Hapur. Pse? Për arsyen e thjeshtë se Ballkani i Hapur i dha mundësinë këtyre tre vendeve që të jetësojnë disa marrëveshje të cilat duhet të ishin jetësuar me Procesin e Berlinit, por u tërhoqën zvarrë se një vend donte këtë, një vend donte atë. Dhe çfarë kanë përfituar nga njëri-tjetri? Mund të pyesni, mund t’i referoheni shifrave të eksportit dhe importit mes këtyre tri vendeve. Si janë rritur dhe sa janë rritur sepse është bërë shumë më e lehtë të lëvizësh pa ato barrierat jo tarifore, pa ato tre palë certifikata, tre palë dokumente fito-sanitare për domatet, zarzavatet dhe për të tjera. Pa Ballkanin e Hapur, domatet kur nisen nga Saranda dhe shkojnë në Bosnje, arrijnë salcë, për shembull. Ka shumë të tjera, por nuk dua të zgjatem dhe mbi të gjitha Ballkani i Hapur na ka ndihmuar shumë për tu afruar me njëri-tjetrin.

Ali Ahmeti që nuk është një tradhtar si puna ime, se unë jam tradhtar, Ali Ahmeti e përkufizon Ballkanin e Hapur si nismën më të dobishme të paqes në Ballkanin Perëndimor.

– Ju lutem, nëse mundeni të na sqaroni pse dy kryeministra shqiptarë nuk u takuan dot dje në Prishtinë. Për shembull, Glauk Konjufca foli për lëndim të Kosovës pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive. Besoni se do të takoheni më 17 korrik në Tiranë me zotin Kurti?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, me Glaukun kemi kaluar aq mirë sa nuk mund të ankohet për lëndim. Unë për vete, nuk dola aspak i lënduar nga takimi me Glaukun, por dola i energjizuarpozitivisht. Se pse Glauku tha të tjera gjëra jashtë dhe të tjera gjëra brenda, duhet të pyesni Glaukun, por më mirë pyesni Albinin, se ia u thotë Albini. Ndërsa, përsa i përket pse nuk u takuam, iu siguroj që unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit që të takohem me kryeministrin e Kosovës. Iu thashë, ai ka arsyet e veta. Unë nuk dua ta interpretoj pse-në sepse ai është në një tjetër botë në këtë moment, nuk është në botën time dhe unë e respektoj botën ku ai është ose sikletin e asaj bote. Unë thjesht mendoj që bota ku jam unë, është më e madhe sesa ajo bota ku është Albini.

Këtu janë të gjithë aleatët, të gjithë partnerët tanë, jemi të gjithë së bashku dhe Albini është shkëputur dhe është futur në një botë që është e mbyllur, por respekt gjithsesi. Secili duhet respektuar në hallin ku është. Për sa i përket takimit të Tiranës, edhe një herë përsëris, unë kam për borxh ta ftoj, nuk kam për detyrë ta sjell. Larg qoftë tani të rrëmbej unë kryeministrin e Kosovës dhe të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë.  Apo jo? E përfytyroni ta marr unë me zor Albinin në Tiranë se çfarë bëhet?! Ai është i ftuar si gjithë të tjerët dhe unë ia kam bërë të qartë edhe Brukselit, që takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë, nuk ka! Kështu e kuptoj unë rëndësinë e kryeministrit të Kosovës përsa i takon Procesit të Berlinit, por nuk e përjashtoj që Albini mos vijë. Kjo s’përjashtohet se nuk përjashtoj asgjë, por them që do vijë, gjithsesi, por mos thoni pastaj ti the që do vijë, dhe ai s’erdhi se është e drejta e tij mos vijë.

– Zoti kryeministër, a përmban elementë të autonomisë territoriale drafti për asociacionin siç pretendon pala kosovare?

Kryeministri Edi Rama: Cila palë?

– Ditën e djeshme, Glauk Konjufca pas takimit me ju, është deklaruar se drafti përmban…

Kryeministri Edi Rama: Unë me Glaukun kemi pasur një bisedë fantastike, miqësore, vëllazërore, shoqërore. Unë flisja, Glauku qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit, asnjë fjalë, por pse i tha Glauku ato jashtë, duhet të pyesni Albinin, që s’ishte në takim, jo Glaukun që ishte ne takim. Më kupton?

– Pyetja ishte a përmban drafti elementë të autonomisë territoriale?

Kryeministri Edi Rama:  Jo pyetja ishte a përmban drafti elementë të autonomisë siç tha Glauku. Unë po ju them se Glauku s’di fare se çfarë është drafti. Glauku di se çfarë duhet të thotë kur del para kamerave mbasi është konsultuar me Albinin, pavarësisht se me kë ka qenë përpara, se kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj. Është vendi më demokratik në Ballkan, siç thotë Albini.

– Zoti Abazoviç, ju jeni ofruar si vend mikpritës për zgjidhjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, keni marrë një përgjigje nga dy liderët dhe a keni arritur ju të komunikoni me zotin Kurtimeqë me kryeministrin e Shqipërisë nuk arrin dot as të takohet?

Kryeministri Edi Rama: Pse e bëtë këtë si telenovelë se kemi dalë dy burra këtu, duhet të përgjigjemi tani se pse një burrë i tretë ka qëndrime të ndryshme ndaj idesë së takimit. Tani ne nuk jemi këtu për këtë. Jemi dy burra këtu, tani të na pyesni pse ai burri i tretë nuk takohet me këtë, por takohet me ty. Doni të më bëni xheloz mua pse takon Dritani, Albinin dhe s’më takon mua. U bë këtu si ajo dinastia që shihnim te televizioni jugosllav.

Kryeministri Dritan Abazoviç: Unë e kam takuar kryeministrin Kurti në Maqedoni para disa ditëve, kur ka qenë Prespa, Forumi Prespa, jemi takuar atëherë. Atëherë ka qenë hera e fundit që jemi takuar. Ne këtë ofertë e kemi bërë shumë miqësore. Nuk duam në asnjë mënyrë të ndikojmë në ndonjë palë, as nuk kemi mundësi. E vetmja gjë që është si ofertë është se Mali i Zi si një shtet që ka relacionet me shtetin në rrethinë në shumë nivel të lartë, nëse mendojnë se duhet të takohen në këtë vend, janë më se të mirëseardhur. Pasi ka ekzistuar një takim në Ohër, ashtu si nesër mund të ekzistojë një takim në Podgoricë, në Budva, në Kotorr, kudo. Roli jonë është shumë konstruktiv, nuk kemi marrë përgjigje, por në asnjë moment nuk kam parë kurrfarë negativiteti lidhur me atë ofertë. Ata gjithashtu takohen në Bruksel nëse vendosin të takohen në rajon, ne vijmë në dispozicion. Nëse mendojnë se do të ketë ndoshta dhe më mirë,  qëllimi jonë është të vijmë deri tek marrëveshja.

Vendet e takimit janë  më pak me rëndësi. Qëllimi jonë është të vijmë deri tek marrëveshja dhe të vijmë tek një situatë ku duhet të jetë stabilitet i plotë dhe ku nuk do të ketë kurrë asnjë lloj rreziku si ç’ka qenë në një eskalim të konfliktit për të cilin ndoshta në këtë moment me të vërtetë është i panevojshëm.

Ky është qëndrimi ynë. Në rast se mundemi të jemi, si të themi, në atë dispozicion jemi këtu. Në rast se ka dikush ide ndryshe, ne e respektojmë. S’jemi shtet që bëjmë iniciativa për diçka që të shkojë çështja e qeverive e shteteve të tjera, por jemi këtu vetëm si miq dhe jemi të interesuar në atë drejtim. Ne jemi shtet i cili nuk ka probleme me shtetet fqinje. Kjo është vlera më e madhe që ka Mali i Zi për momentin dhe ne nuk duam të ndryshojmë këtë pozicion pasi kemi harxhuar shumë energji për të ardhur në këtë shkallë.

Dhe tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi çdo gjë ka implikim si të mos e tresim këtë moment pa nevojë për të shkuarprapa. Kjo është ideja. I është ofruar të dyja palëve dhe janë të mirëseardhur në rast se mendojnë se është në rregull. Nëse jo, nuk ka asnjë problem për ne. Ne jemi tifozë në atë drejtim se si të arrihet deri në një marrëveshje të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama: Tani me gjithë respektin për ju, duke folur kaq gjatë për një njëri që nuk më takoi mua, unë rrezikoj të humbas takimin me dikë që po më pret, që është presidenti i Malit të Zi. A mund t’i shkoj në takim atij që po më pret? Mund ta lëmë me kaq për sot? Do kemi më duket edhe në Beograd kështu që mund të vazhdojmë prapë, e priti, s’e priti. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.