Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama flet si vasal i Vuçiçit, nuk ngrihet as në qëndrimin e kryeministrit kroat për Kosovën”

05/06/2023
“Rama flet si vasal i Vuçiçit, nuk ngrihet as në qëndrimin e kryeministrit kroat për Kosovën”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sulmet e Ramës ndaj Kurtit janë komentuar sot nga kreu i PD, Sali Berisha. Flet si vasal i Vuçiçit, por asgjë nuk e shpëton nga afera McGonigal, tha ndër të tjera Berisha në Parlament.

Sali Berisha: Por jam këtu për të denoncuar sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës me padronin e tij, Vuçiç.
Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar.
Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës.
Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Vuçiç.

Dje, televizioni i Ramës shpalli se Kosova zgjodhi luftën para paqes. A ka nxitje më të madhe se kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë?
Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa, padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç.

Këto sulme të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.

U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit dhe më pas të njihen reciprokisht.
Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar.
Ai kujton se me këto qëndrime do shpëtojë nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

03/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.