Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Drejtori i Veliajt i jep me qera apartamente në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në Kryeqytet

28/05/2023
Drejtori i Veliajt i jep me qera apartamente në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në Kryeqytet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk kanë fubd skemat e manipulimit të votave në Tiranë në zgjeehjet e 14 majit. Drejtori i Veliajt dhe miku i tij, u japin me qera apartamente në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në Kryeqytet. Drejtësia të veprojë, kërkon anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi.

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Silvi Bardhi:

Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK.

Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

Është po media e cila ka zbuluar një tjetër skandal të manipulimit të votave në Tiranë.

Emisioni investigativ “Piranjat” ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.

8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi.

I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët.

Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt.

Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.

Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell.

Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Padia për Dumanin në Verona Italisë, SPAK shpjegon çështjen dhe si lidhet me Çelën

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.