Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Policia ka zbardhur identitetin e pesë personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Silenciatori”, të dyshuar se kishin shkuar në Sarandë me qëllim kryerjen e një atentati.

Në pranga kanë rënë Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë, Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë, Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas Policisë, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa po nxirrnin nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Dyshohet se ata qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim, ndërsa gjatë ndërhyrjes së efektivëve u gjetën me armët në dorë, gati për qitje.

Tre personat e tjerë, Vitrin Hoxha, Vonis Poka dhe Franko Bobja, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Burime policore bëjnë me dije se grupi dyshohet se kishte udhëtuar drejt Sarandës për të kryer një vrasje. Të arrestuarit u ndaluan pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u ekzekutua në muajin maj të këtij viti në Sarandë. Hetuesit po verifikojnë nëse objektivi i atentatit lidhej me persona të afërt të Ismailit apo me një person tjetër në zonën e Gjashtës.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Sipas burimeve hetimore, të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin shpjegime për qëllimin e lëvizjes së tyre në Sarandë dhe kanë mohuar akuzën se kishin shkuar për të kryer një vrasje.

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.