Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo batërdi zgjedhore

26/05/2023
“Vrasësi i grave Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, një rruge në Kamzë do i vihej emri i tij“
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo batërdi zgjedhore. Këto janë krime monstruoze elektorale!”, deklaroi kreu i PD Sali Berisha në një konferencë shtypi në Tiranë.

Argumentat:

Në vitin 2005, deri në vitin 2013, janë zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Duhet ta pranojmë, paraardhësi im dorëzoi pushtetin, pranoi rotacionin, dorëzoi partinë.
Erdhën zgjedhjet e vitit 2007. Edi Rama u ngrit me forcën më të madhe, nuk marr pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatave për të cilat i lëshonin bashkitë socialiste. Certifikatat kishin të njëjtat garanci si monedhat.
U bë një pamflet dhe më pas u bënë zgjedhjet. Zgjedhjet kishin 100 anomali, por ai raport ka një frazë, të cilën unë e quaj fraza e artë.

Megjithëse zgjedhjet u bënë për fërtele, thotë se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve.
Vijnë zgjedhjet e vitit 2009, është e shkruar e zezë mbi të bardhë nga Audrey Glover, se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR, që në krye.

Vijnë zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kryeministri humbi zgjedhjet, dorëzoi në mënyrën më të rregullt pushtetin. Nuk ke asnjë fakt se u blenë vota apo u shitën vota.
Tani, fillon procesi nga viti 2015 gjer më sot. Procesi zgjedhor nga viti 2015 gjer më sot, krijoi një industri gjigante të blerjes së votës, e cila këtë vit shpërtheu me blerjen zyrtare publike të saj.

U bë edhe në vitin 2021 me paratë për tërmetin, por kishte një pseudomotiv. Kurse zarfi në mes të fushatës për 683 mijë qytetarë votues, nuk ka ndodhur kurrë.
Vijmë prapë tek qeveria. Rritja rrogash në fushatë elektorale nuk ka ndodhur kurrë, sepse e ndalon Karta e Kopenhagenit, Kodi i Venecias, e ndalon Kodi Zgjedhor. Por ai u shpall kinezëri.
Nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para.
Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore që të pushtohen nga administrata qendrat e votimit dhe të shkelet ligji me qindra e mijëra herë.
Këto janë krime monstruoze elektorale! r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Padia për Dumanin në Verona Italisë, SPAK shpjegon çështjen dhe si lidhet me Çelën

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.