Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Glover: Nuk mund të them se ishin zgjedhje të lira

15/05/2023
Glover: Nuk mund të them se ishin zgjedhje të lira
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk mund të them se ishin zgjedhje  të lira. Votim familjar dhe manipulim në disa zona zgjedhore, përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës, janë disa shqetësime që përmedi kryevëzhguesja e OSBE ODIHR, Audrey Glover, në konferencën e parë për media.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punën e vet në mënyrë transparente dhe efikase. Por stabiliteti i komisionerëve të niveleve më të ulëta u cenua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta nga partitë politike. Ligjet për mbulimin politik të fushatës favorizojnë fort partitë kryesore dhe përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por u cenua negativisht nga raste të shumta ndërhyrjesh në proces nga palët, si dhe nga probleme teknike dhe proceduriale, raste të përhapura votimi në grup dhe probleme me fshehtësinë e votës.  Vumë re disa raste votimi familjar. Pati raste në disa qendra votimi ku individë u ndihmuan në mënyrë që të votonin pasi nuk i njihnin procedurat”.

Sa i përket manipulimit Glover thekson se pranë qendrave të votimit u vunë re njerëz të dyshimtë.

“Pati raste të forta dhe zona ku ishte mëse qartë se kishte manipulim në një formë të caktuar apo një tjetër. Vumë re njerëz që rrinin pranë qendrave të votimit, pa pasur punë konkrete për të ushtruar. Ishin deri diku të dyshimtë. Ishim gjithashtu të vetëdijshëm se ka pasur më herët raste që njerëzve u kërkohej të votonin në një mënyrë të caktuar. Pati incidente të ndryshme, në lidhje me njerëz që duket se detyroheshin të votonin në një mënyrë të caktuar, ndërsa autoritetet në disa raste u përpoqën ta parandalojnë këtë, ndërsa në raste të tjera ndihmuan që kjo të ndodhte. Ka disa incidente të tilla”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Padia për Dumanin në Verona Italisë, SPAK shpjegon çështjen dhe si lidhet me Çelën

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.