Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria e ftuar nderi në Panairin e Librit në Torino

12/05/2023
Shqipëria e ftuar nderi në Panairin e Librit në Torino
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për herë të parë Shqipëria është “vend mik” (“paese ospite”) në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino që do të mbahet nga data 18-22 maj. “Iu përgjigjëm ftesës me kënaqësi dhe u bëmë bashkë me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Fakultetin e Histori-Filologjisë, UT, Shoqatën Shqiptare në Torino, Regione Puglia, Ambasadën Shqiptare në Romë, për të sjellë një pavijon dinjitoz”, u shpreh Ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Në Sala “Albania” do të ketë rreth 40 aktivitete, prezantime e tryeza me emrat më në zë të letrave shqipe: Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Lucia Nadin, Matteo Mandala, Enkel Demi, Ardian Ndreca, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Stefan Çapaliku, Durim Taçi, Rita Petro, Anilda Ibrahimi, Liridon Mulaj, Tobias Xhaxhiu, Andreas Dushi e shumë të tjerë.

“Prezantimi i letërsisë shqipe në edicionin e 35-të të Panairit të Librit në Torino, është një ngjarje e rëndësishme për kulturën shqipe. Për vetë kontekstin historik në të cilën letërsia shqipe u zhvillua për më shumë se gjysëm shekulli, përshfaqja përpara një audience të madhe ndërkombëtare e një historie aspak të ngjashme jo vetëm me vendin fqinj (ftues), por me shumë vende të tjera evropiane, e bën këtë pjesëmarrje të marrë përmasa gati historike.

Historikisht bota kulturore shqiptare dhe latine kanë qenë simboli i europianizmit. Kjo zonë është zona tipike e europianizmit , e vetmja hapësirë ku botohej letërsi artistike që në mesjetë. Dy gjuhët kanë qënë herët pjesë e një filozofie të përbashkët, si pjesë e kulturës së parë europianiste. Mos harrojmë që përkthimi i letërsisë antike të autorëve italianë të mesjetës kanë pasur një rol të rëndësishëm orientimi në rilindjen tonë kombëtare. Kanë qënë e vijojnë të jenë frymëzim për breza e breza të tërë shkrimtarësh, të cilët kanë reflektuar në veprat e tyre vlerat më të mira të këtyre leximeve”, u shpreh Alda Bardhyli. Për kyetarin e Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, Shqipëria ka arritur të organizojë në një kohë shumë të shkurtër një program të larmishëm me shumë aktivitete e tema të ndryshme. Ai tha se më shumë se 10 botues shqiptarë do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare. Dhe pse nuk u zbulua imazhi që do të ketë pavioni shqiptar, arkitektja e cila është marrë më kurimin Matilda Pando, u shpreh se do të ketë një lexim përmes imazhit të veprës “Kronikë në gur” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.