Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Piktorët e rinj nga Mati dhe Tepelena ekspozojnë punimet në Tiranë

02/05/2023
Piktorët e rinj nga Mati dhe Tepelena ekspozojnë punimet në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e martë, në mjediset e EUROPE HOUSE të Delegacionit të BE-së në kryqytet, është hapur ekspozita e përbashkët e 80 talenteve të reja nga Mati dhe Tepelena, titulluar “Qyteti im Evropian”.

Kjo ekspozitë pikture është pjesë e projektit rinor “Qyteti im Evropian”, Edicioni 4, që po realizon ABC Tirana Club.
Për organizatorët, bashkimi i forcave krijuese artistike është dhe një hapësirë e lirë dhe e sinqertë diskutimi – se si të rinjtë e kuptojnë zhvillimin e qëndrueshëm urban, planifikimin, ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale e ndryshimet klimatike, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj. Si ata e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra, ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.
Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club, u shpreh në ceremoninë hapëse të ekspozitës në mjediset e EUROPE HOUSE të Delegacionit të BE-së, se prej vitit 2021 kur startoi projekti “Qyteti im Evropian”, synimi kryesor është përfshirja e sa më shumë talenteve në çdo njësi administrative të Shqipërisë.
“Të jemi aty ku ka të rinj që kanë ide kreative, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit. Deri më tani kemi angazhuar mbi 210 autorë në 4 bashkitë – Korçë, Mat, Tepelenë e Tiranë. Ne synojmë që të promovojmë mijëra talente, të zgjojmë, të inspirojmë, të krijojmë sinergji artistike në mesin e të rinjve, e kombinuar kjo me ndërveprimin social”- u shpreh Muka.
Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve, Prof. Artan Peqini, ka bërë vlerësime inkurajuese për piktorët e rinj matjanë dhe tepelenas, për format dhe teknikat e aplikuara në punimet e tyre, fabulën dhe mesazhin që përcjellin.
Rafaela Rica, drejtuese e ekipit të EUROPE HOUSE të Delegacionit të BE-së u shpreh gjatë ceremonisë hapëse se të rinjtë kanë rol të madh në procesin e integrimit evropian të vendit, duke mbetur më të interesuarit për finalizimin e hapave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në familjen e bashkimit Evropian.

Mbështetës të projektit “Qyteti im Evropian”, Edicioni 4, janë Agjencia Kombëtare të Rinisë, si dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. ABC Tirana Club po bashkëpunon gjithashtu dhe me Bashkitë e Matit dhe Tepelenës, si dhe EUROPE HOUSE. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.