Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha nga Devolli: Rama i jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera, i jep baxhanakut 100 tendera, i jep qindra milionë euro

19/04/2023
Berisha nga Devolli: Rama i jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera, i jep baxhanakut 100 tendera, i jep qindra milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gjatë një mitingu në Devoll se Edi Rama i jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera, i jep baxhanakut 100 tendera, i jep qindra milionë euro.

Argumentat:

Me 14 maj, pra, ne votojmë ndryshimin. Ne sjellim këtu njërin prej jush, sjellim këtu një njeri i cili me dashuritë, respektin, përulësinë para jush do të jetë një shërbëtor i vërtetë, një menaxher i shkëlqyer, një drejtues i vendosur i bashkisë suaj, i Devollit.
Miqtë e mi!

Çdo vend në Shqipëri është i bekuar, por vendi i mbiprodhimit është vetëm Devolli më shumë se gjithë të tjerët, është më i bekuari se gjithë të tjerët. Devolli është treva e punëtorëve të shkëlqyer, e fermerëve të mrekullueshëm, e potencialeve të jashtëzakoshme të gjithanshme.
Devollijtë janë zotërit më të mirë, të tokave, të trojeve të tyre.

Por çfarë ndodh sot me Devollin. Një dramë e vërtetë. Devollijtë largohen, e largohen. Vajza që çeli mitingu, me të drejtë tha; unë kam studiuar, por nuk gjej punë. Imagjinoni pse na ikin ne të rinjtë, sepse diploma nuk u shërben për vend pune, sepse të tjerëve u ka vendosur mesataren si satër për të mos hyrë në universitet, sepse edhe ai që mbaron universitetin një shtëpi nuk e blen dot. Sepse qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufishme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të lartat se në Belgjikë.

Pak kush e di se një apartament në Tiranë është 30% më shtrenjtë se në Bruksel. Thoni ju si ka mundësi? Po, po, sepse ai kryetar dhe ky kryetar, dhe këta sekti i rilindjes nuk ka mendjen tjetër kund, veç se si vjedhin vetë, të pasohen vetë. Nuk kanë gjë tjetër, marrin 2-3 rroga, kunatit i jep rrogën më të madhe.

Po Edi Rama çfarë bën thoni ju? Edi Rama i jep baxhanakut jo 10-20-30, por 80 dhe 100 tendera. Dhjetëra qindra milionë euro. I jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera.
Ky përmendi shkatërrimin e klubit nga kunati. Po Olsi mos e zbardhi klubin Partizani. Jo mor jo, këta mendojnë vetëm për veten. Këta janë një rracë, një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.