Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Marash Logu, akuzoi qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, duke deklaruar se Bashkia e Rrogozhinës vijon të drejtohet prej gjashtë muajsh nga një kryetar i komanduar, pas dënimit të formës së prerë të ish-kryebashkiakut Edison Memolla.

Sipas Logut, më 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit e shpalli përfundimisht fajtor Edison Memollën për korrupsion aktiv në zgjedhje, duke e dënuar me një vit burg. Ai u dënua për ndërhyrje në favor të një qytetareje gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022, duke i premtuar se do t’i paguante detyrimet e energjisë elektrike.

PD thekson se pas vendimit përfundimtar, Prokuroria e Posaçme njoftoi institucionet për ekzekutimin e dënimit, ndërsa Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës dhe Prefekti i Qarkut Tiranë informuan zyrtarisht për përfundimin e mandatit të kryebashkiakut dhe krijimin e vakancës.

Sipas Logut, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Ministrave duhej të njoftonte menjëherë Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, të cilat, sipas tij, duhej të ishin zhvilluar brenda 28 marsit 2026.

“Megjithëse kanë kaluar rreth gjashtë muaj nga krijimi i vakancës, nuk rezulton që qeveria të ketë njoftuar Presidentin dhe as të jetë caktuar data e zgjedhjeve,” deklaroi Logu.

Ai shtoi se aktualisht Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga Andi Proshka, të cilin e cilësoi si kryetar të komanduar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët. Sipas PD-së, Proshka është bashkëshorti i Erinda Memollës, vajzës së xhaxhait të ish-kryebashkiakut Edison Memolla.

Në përfundim, Logu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mban në detyrë një drejtues të pakonfirmuar me votë, duke pretenduar se ish-kryebashkiaku Edison Memolla vijon të ushtrojë ndikim mbi bashkinë, pavarësisht dënimit të tij me burg.a.b

Po ndodh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.