Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama prezanton Bicin te Kadastra, paralajmëron një detyrë të re për Artan Lamen

11/03/2023
Rama prezanton Bicin te Kadastra, paralajmëron një detyrë të re për Artan Lamen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtoren e re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, thuajse një dekadë pas drejtimit të procesit të transformimit në këtë fushë nga Artan Lame.

Në një takim të posaçëm me drejtues dhe punonjës së kësaj Agjencie, Kryeministri Rama prezantoi këtë ndryshim, teksa theksoi se është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë përmbyllëse me një ritëm tjetër të gjithë këtij procesi, i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, stabilitet të plotë të marrëdhënies së pronës, stabilitet të plotë mes marrëdhënies së qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës.

“Gjithmonë ndryshimet janë në funksion të përmirësimit të punës dhe në një pjesë të rasteve nuk janë hedhje poshtë e punës së bërë, sepse ka dhe raste kur puna nuk është bërë dhe duhet ndryshimi, por ka dhe raste, dhe ky është rasti që është bërë një punë e madhe, por nuk është e mjaftueshme dhe tani duhet të shkojmë më tutje, me një ambicie të re dhe me një fuqi të re dhe me një motivim të ri ,etj, etj, siç ndodh me çdo skuadër, e cila mund të fitojë disa kampionate rresht pastaj ngopet me fitoret edhe fillon edhe humbet pozicione”, deklaroi Rama.

Në vijim ai la të kuptohej se një detyrë tjetër e pret Lamen.

“Tani meqë është një moment sidoqoftë kalimi stafete, unë jam këtu bashkë me drejtorin e derisotëm dhe me drejtoren e qënesërme dhe me drejtoren e AKSH-it e cila  drejton një institucion që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me kadastrën për arsyet që dihen prandaj nuk dua që ta mbyllim këtë komunikim pa iu kaluar shkurt fjalën të treve, duke filluar nga drejtori i derisotëm të cilin e falenderoj për punën që ka bërë, për përpjekjet që ka bërë, për arritjet që ka garantuar me punën e tij dhe patjetër uroj që me të, dhe ai vetë me ne, të bëjë të tjera punë të mira”, tha Rama. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.