Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama autorizon veten të shkatërrojë ndërtesat mbi 50 vjeçare, akt gjenocidi ndaj shqiptarëve

10/03/2023
Berisha: Rama autorizon veten të shkatërrojë ndërtesat mbi 50 vjeçare, akt gjenocidi ndaj shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama autorizon veten të shkatërrojë ndërtesat mbi 50 vjeçare, akt gjenocidi ndaj shqiptarëve. Berisha foli sot në takimin prezantues të kandidatit të PD në Kavajë, Fisnik Qosja.

Deklarata:

Ne nisim këtë fushatë, betejë elektorale në një moment kritik për vendin. Në një moment që Shqipëria lëngon në një monizëm të plotë, të egër, barbara, në një monizëm që bazohet në krimin, drogën, bazohet në vjedhjen tuaj nga mëngjesi deri në darkë nga sekti më antishqiptar që ka njohur kombi, sekti i rilindjes me në krye Edi Ramën.

Në fakt një proces e ka të hapur me McGonigalin dhe dosjet i ka gjer në tavan dhe këtu është i gjithë problemi, dhe ta kemi të qartë se këtu qëndron frika, tmerri, nga PD-ja, nga vota e juaj, nga largimi nga pushteti.

Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal.

A nuk është krijim kushtesh për të tmerruar qytetarët shqiptarë kur ti autorizon veten të shkatërrosh çdo banesë që do ti, sepse është 50 vjeçare, në një kohë kur të tillë janë mbi 300 mijë banesa në Shqipëri, mbi 200 mijë apartamente dhe ky akt nuk ekziston kund në botë. Ky akt synon ti tmerrojë shqiptarët, ti largojë nga Shqipëria, të krijojë pasiguri të plotë, ky akt synon të ju grabisë, të ju plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët, për të investuar qeveritarët.

Mora vetëm vendimin e fundit, por ai që deklaroi para medieve se firmos, pam, pam, pam, e fap, fap, fap, ai vjedh, pam, pam, pam, e fap, fap, fap.

Ta dini nga unë. Miqtë e mi, një kryeministër nuk firmos kurrë pam, pam, pam, e fap, fap, fap. Një kryeministër firmos me ligjin para, mendon 7 herë para se të firmosë një herë, një kryeministër qëndron besnik i ligjit, qëndron në anën e mbrojtjen e interesave të qytetarëve të tij. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.