Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

2 PYETJE KLGJ/ Deklarata e KLGJ, si ajo e prokurorëve të vitit 1998 që kërkonin arrestimin e kryetarit të opozitës

08/03/2023
Me kokat ulur, kush janë 3 gjyqtarët që ia futën pluralizmit politik në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përdorur këtë pasdite një gjuhë neveritlse në lidhje me reagimin qytetar ndaj vendimit të Apelit për  vulën e PD.

Ky institucion që nuk ndryshon nga prokuroria e vitit 1998 që bënte thirrje për arrestimin e drejtuesit të atëhershëm të opozitës, kërkon sot tu mbyllë gojën qytetarëve shqiptarë për vendimin e trukuar dhe lexuar kokëulur nga 3 gjyqtarë të Apelit.

KLGj duhet të japë një përgjigje fillimisht pse u pranua palë në mënyrë joligjore një grup që nuk ishte palë dhe pse u vonua gjyqi për një vit në Apel.

KLGJ qenka rasti i qelbjes së peshkut nga koka. Gjendja është edhe më e rëndë se duket.

Deklaratë e Këshilli i Lartë Gjyqësor:

Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës.

Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.

Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.