Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gratë dhe vajzat demokrate mbushin Tiranën me protesta: Është qeveri vetëm e 10 grave

08/03/2023
Gratë dhe vajzat demokrate mbushin Tiranën me protesta: Është qeveri vetëm e 10 grave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gratë e PD kanë organiziar protesta sot në ditën e grave protesta te Kryeministria, ministria e Brendshme, ajo e Shëndetësisë dhe e Drejtësisë.

Tek ministria e Brendshme aktivistja e njohur, Adriana Kalaja denoncoi paftësinë e policisë dhe lidhjen  e saj me krimin.

Adriana Kalaja: Sot jemi pozicionuar para Ministrisë së Brendshme për të shprehur revoltën tonë në këtë të shënuar si dita e gruas dhe këtu jemi për t’i thënë STOP dhunës ndaj grave. Për të thënë boll bërjes palë me dhunuesin nga Policia e Shtetit, nga i gjithë shteti në fuqi.

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit, por jo vetëm sesi dhunues dhe vrasës të grave, të nënave, të vajzave shqiptare janë liruar në mënyrë antiligjore nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata. Jemi këtu për t’i bërë thirrje STOP ngritjes dorë ndaj vajzës, gruas, ndaj nënës dhe motrës, sepse nëse ne vrasim gruan ne vrasim jetën.

Jemi këtu për t’i bërë thirrje edhe Policisë së Shtetit të pozicionohet gjithmonë në krah të grave dhe vajzave të dhunuara. Jemi dëshmitarë për shumë herë që jo vetëm që nuk iu është hapur dera për t’u mbrojtur nga Policia Shtetit, e cila këtë detyrë ka, por janë bërë palë me dhunuesin, duke i nxjerrë jashtë komisariateve dhe duke i përzënë që në fund të fundit, ajo ka gjetur vdekjen nga ai dhunuesi që është bërë palë me Policinë e Shtetit.

Përpos gjithë këtyre ngjarjeve  makabre që kanë ndodhur, unë dua të kujtoj dhe të shpreh ngushëllimin me të gjitha koleget e mia demokrate, për ato tri vajza dhe nëna që u vranë vetëm një javë më parë nga një dorë vrastare, ku emrin, identitetin dhe karakterin e tij e dinte edhe Policia e Shtetit, edhe Prokuroria, edhe Gjykata. Edhe ne kemi arritur në pikën që Policia e Shtetit sot nuk parandalon dhunën, vrasjen, por është kthyer në një mbledhje të gëzhojave.

Në disa raste policia është kthyer edhe në një vrasëse reale e vajzave dhe e grave shqiptare. Nga ana tjetër nga ky moment dua të shpreh ngushëllimet edhe pë rnjë vajzë nga Kenia. Kishte ardhur në territorin shqiptar për të punuar, dhe ky është turpi më i madh që ne jo vetëm që nuk e ruajtëm atë vajzë, por Ministria e Brendshme me minstrin dhëndër të Edi Ramës, së bashku me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit e fshehën ngjarjen në mënyën më të pamoralshme. Sot vajza e ndjerë Joy nga bota e përtejme kërkon drejtësi nga ajo drejtësia e munguar që për katër muaj nuk u bë asnjë ekspertizë dhe nuk u morën asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Nga ky moment unë do të kërkoja drejtësi për Joy-n, sepse është qartazi që është një vrasje shtetërore për sa kohë e mbron Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por kërkoj drejtësi për të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara.

Ne sot më shumë se kurrë duhet të ngrihemi dhe duhet t’i them STOP dhunës ndaj asaj krijese e cila krijon jetën. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.