Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ 7 marsi, nxënës dhe mësues ende pa shkolla

07/03/2023
DEKLARATA/ 7 marsi, nxënës dhe mësues ende pa shkolla
Share on FacebookShare on Whatsapp

‘7 marsi’ i gjen fëmijët dhe mësuesit e Ishmit pa shkolla. Kryebashkiakja Durrësit, Emiriana Sako me premtime elektorale, shkollat e planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit të nëntorit nuk janë ende gati, tha sot Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj.

Deklara:
Sot është 7 marsi, dita e mësuesit. Gëzuar të gjithë mësuesve dhe mësueseve të Shqipërisë, dhe atyre që jetojnë në diasporë, apo atyre që kanë dalë në pension, por ia kan kushtuar një jetë të tërë mësimdhënies.
Të gjithë janë një shtyllë në formimin tonë dhe të brezave, dhe Partia demokratike i përshëndet dhe ua njeh vendin e rëndësishëm në historinë e vendit.

Por, kur vjen te arsimi, jo të gjitha urimet i gjejnë të gjithë mësuesit dhe nxënësit në shkollat e tyre këtë 7 mars. Merrni për shembull Ishmin, fashtin e bukur mes Durrësit dhe Krujës.

2 nga 4 shkollat e planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit të nëntorit ende nuk janë gati për nxënësit dhe mësuesit e tyre. Nga verifikimi në terren rezulton se njëra nga shkolla është në pritje të tenderit, ndërsa për shkollën tjetër nuk është dhënë certifikata e pronësisë.

Në 25 shkurt 2022, kandidatja për kryetare e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u premtoi banorëve investime në Njësinë Administrative Ishëm.
Konkretisht Sako foli për infrastrukturë, ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore, shkolla dhe kopshte të reja për banorët.
Po 224 nxënësit dhe 35 fëmijët e kopshtit të shkollës Rexhep Mezini, në mungesë të ndërtesës, udhëtojnë çdo ditë për në Lalëz, ku ndodhet shkolla “Vat Bushi”, e cila është rikonstruktuar përpara se nxënësit të transferohen aty.
Nxënësit transportohen me vetëm 2 autobusë, ndërsa rruga zgjat të paktën 20 minuta. Dy mjetet shërbejnë për transportin e rreth 200 nxënësve, të shpërndarë në fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç dhe Shetaj.

Banorët janë larguar pikërisht për shkak të arsmimit, ca në Durrës e të tjerë larg Shqipërisë në përpjekje për të siguruar dhe arsimuar fëmijët e tyre.
Banorët tregojnë se klasat janë katandisur me shumë pak nxënës për shkak të largësisë dhe kushteve të vështira të transportit.
Shkolla “Pren Simoni” është në pritje të çertifikatës së pronësisë.
Një tjetër shkollë 9 vjecare në zonën e Ishmit, e cila ishte rionstruktuar gati një vit para tërmetit, do të rindërtohet nga e para.

Situata ëshë e njëjtë edhe në shëndetësi. I vetmi I nvestim për një qendër shëndetësore është kryer nga të huajt, por nuk ka dhe nuk janë planifikuar investime të reja.

Sot, mjafton të ecësh në rrugët e Ishmit dhe kupton se kjo që ka ndodhur është pasojë e politikave të gabuara të bashkisë së Durrësit, e cila e ka lënë në harresë këtë zone. Përveç premtimeve në fushata elektorale asnjë investim nuk është kryer.

Sa I takon qeverisë ajo është e zënë me projekte si marina ku hidhet shumë dhe fitohet shumë. Nxënësit e Ishmit, kur të rriten mund të vijnë në Marinën e Ramës, Dakos dhe Sakos vetëm për të parë dhe ikur, si personazhi i Migjenit që shihte “mollën e ndalueme”. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.