Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’, opozita, pluralizmi

08/02/2023
Berisha: Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’, opozita, pluralizmi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me demokratët në Tiranë se demokratët janë viktimat më kryesore të ‘RamaGate’, opozita, pluralizmi.

Sali Berisha: Tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta, sepse Edi Rama e përdori McGonigal për ti futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundra nesh.

Por kë, jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep, dispozion të Edi Ramës. Ky është një krim makabër. Dhe a e realizoi këtë? E realizoi 100% sepse Edi Rama, se çfarë i tha McGonigal nga hetimi i tij nuk e di, por këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash, për të cilën Lulzim Basha dënohej të paktën 6 vite burg, dhe sot e kësaj dite nuk tregon ku i mori paratë. Dhe nëse nuk i tregon ku i ka marrë, i ka para të pista.

Nëse unë ti kam marrë paratë, unë jam një njeri që kam përgjegjësi, për ju në radhë të parë dhe unë do ti them ku i kam marrë paratë se unë nuk mund ta mbajë. Dhe ky, pasi e çoi në prag të dënimit e bllokoi dosjen nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, në kundërshtim me ligjin. E mori peng, para zgjedhjeve.
Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’. Kush, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër, që opozita të mos ekzistonte, veç si fasadë. Të shpallej ‘non grata’ Sali Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin.

Edi Rama ky kriminel i vërtetë që funksion në mënyrë absolute si bos i një organizate kriminale, askush tjetër. Si mund të marrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s të marrë përsipër shefin e kundëzbulimit të FBI-së. Që në momentin e parë të një dobësie, ti njofton autoritetet e vendit mik dhe u thua që ky është i kalbur. Por ky i duhej të komplotonte për ne.

Pra ishte shpallja ‘non grata’ duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD, bëjmë çtë duam. Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.