Dy kongresmenë amerikanë i janë drejtuar sot më 2 shkurt, FBI-së me një letër zyrtare, përmes së cilës kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, komunikimet apo detaje të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal, raportojnë mediat në Tiranë.
Kryetari i Komitetit Gjyqësor Jim Jordan dhe deputeti Matt Gaetz, kërkojnë gjithashtu që hetimi të mbarojë më 16 Shkurt të këtij viti, fiks në orën 5 pasdite.




