Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Negociatorët, Vuçiçit: Nëse nuk pranon marrëveshjen, pasojat janë të rënda

23/01/2023
Diplomatët amerikanë dhe evropianë shtojnë trysninë për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në takimin me emisarët specialë të dërguar nga SHBA dhe BE, i është bërë me dije se nëse Serbia nuk pranon propozimin e tyre për planin franko-gjerman mbi Kosovën, do të ndërpritet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Zeri i Amerikës.

Vuçiç shtoi se të dërguarit specialë i kanë thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve që do të sillte probleme ekonomike për vendin.

“Po t’i kisha përzënë dhe të thosha që nuk do të negocioja, regjimi ynë pa viza do të ishte hequr. Gjëja e dytë që do të na ndodhte është se nuk do të kishim më investime dhe investitorët do të tërhiqeshin”, shpjegoi ai.

Mirëpo, siç shtoi ai, i ka bërë të qartë atyre se çfarë është e papranueshme për Serbinë. Në fillim ai theksoi se të gjithë e kanë parë në media versionin e parë të planit franko-gjerman në ditët e kaluara, i cili nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i dytë.

“Kam frikë se askush nuk donte të fliste për kontekstin. Kur shikon një letër, nuk është e lehtë të gjesh diçka për të cilën të emocionohesh. Përkundrazi”, tha presidenti serb.

Sipas tij, rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, Evropa është në luftë dhe lind pyetja se çfarë ka kontribuar tjetër për një qasje kaq të ashpër ndaj Serbisë.

“Konteksti i plotë rajonal evropian është i tillë që pas shpërthimit të konfliktit ukrainas-rus, ai u bë një nga problemet më të mëdha për Serbinë, sepse jemi në radarin e të gjithëve, sepse nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë dhe për shkak të provokimeve të vazhdueshme të Kurtit”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se ka qenë gjithmonë kundër konfliktit të ngrirë, të cilin e konsideron si zgjidhjen më të keqe të mundshme.

“Jam i shqetësuar se nuk ka qasje racionale për zgjidhjen e problemit. Çfarëdo që thashë, bazuar në fakte dhe letra, kuptova se koha e arsyes kishte mbaruar. Ata kanë axhendën e tyre – disfata e Rusisë dhe gjithçka në rrugën e tyre do të fshihet. Kur them se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të bëhet fillimisht, ata thonë se nuk është realiste dhe se duhet të përfshihet në një marrëveshje tjetër. Asnjë argument objektiv dhe racional nuk do të kalojë. Ne duam kompromis dhe bisedime. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Edhe ne e kemi kuptuar këtë, por problemi është kur njëra palë mund të bëjë çfarë të dojë dhe të shpërblehet me një regjim pa viza”, u shpreh presidenti serb. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.