Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u gjet “Giulietta” e kryemafiozit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro

22/01/2023
Si u gjet “Giulietta” e kryemafiozit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas zbulimit të 3 apartamenteve të përdorura nga 60-vjeçari, bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, në Campobello di Mazara, hetuesit kanë mundur të gjejnë edhe makinën e tij.

Giulietta e zezë (Alfa Romeo) u zbulua në garazhin e djalit të Giovanni Luppino, shoferit të kumbarit i arrestuar gjithashtu gjatë operacionit të mëngjesit të së hënës. Hetuesve ky i fundit mësohet t’u ketë thënë se nuk e dinte se kë shoqëronte dhe se për herë të parë e kishte takuar disa muaj më parë.

“Mu prezantua si Francesco dhe të dielën në mbrëmje më kërkoi ta shoqëroja duke më thënë se duhet të bënte disa kura për kancerin”,mësohet të jetë shprehur Luppino.

Një deklaratë e rreme për hetuesit, që duket se vërtetohet edhe me praninë e makinës në garazhin e të birit të Luppino-s, por jo vetëm. Disa burime thonë për ANSA-n se përpara se të arrestoheshin, bosi dhe shoferi ishin parë duke u përqafuar.

Giulietta është sekuestruar tashmë nga policia dhe është vënë në dispozicion të hetuesve. Në brendësi të saj nuk raportohet të jenë gjetur dokumente, as GPS, i nevojshëm për të zbuluar lëvizjet e kreut të mafias.

Megjithatë sipas hetuesve, makina është blerë nga vetë Messina Denaro në fillim të Janarit të 2022. Ai mësohet se shkoi në një koncesionar në Palermo ku la një Fiat 500 dhe pagoi 10 mijë euro kesh. Si kontrata e blerjes, ashtu sikurse edhe automjeti që la në këmbim janë në emër të një të moshuare 87-vjeçare, invalide. Ajo është nëna e Andrea Bonafede, topografi nga Campobello i cili i dha identitetin e tij bosit, të paktën prej 2020-s.

Sa i përket sendeve të sekuestruara në disa banesa përgjatë kësaj jave, hetuesit po analizojnë në veçanti dokumentet e gjetura në apartamentin e parë të bosit në San Vito, gjithnjë në Campobello di Mazara, por edhe materialet që iu sekuestruan Luppino-s.

Bëhet fjalë për takime, postë, listë shpenzimesh, (kumbari bënte jetë luksi dhe shpenzonte edhe 7 mijë euro në muaj), një axhendë, numra telefoni dhe emra të koduar.

Një punë që duket sa ka nisur ajo e karabinierëve të Ros, po ashtu edhe e vështirë, por nga ku shpresohet që të zbulohen emra të bashkëpunëtorëve dhe favorizuesve të Messina Denaro.

Në mesin e sendeve të gjetura në shtëpinë e 60-vjeçarit raportohet po ashtu të jenë gjetur libra historie e filozofie, ashtu sikurse edhe 2 biografi, njëra e Vladimir Putin dhe tjetra e Hitlerit./tvklan.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.