Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Mbi hymnin, përunjësinë e vizionin

21/01/2023
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Në tetor 2005, prej një muaji në ofiqin e ministrit të Arsimit,unë firmosa një urdhër që shkollat çdo fillimjave të këndoninhymnin kombëtar dhe të mbanin ceremoninë e ngritjes së flamurit para fillimit të mësimit. Këtë urdhër e bëra  publik në përmbyllje të konkursit mes afro 200 nxënësve nga tërë shkollat e vendit me punime artistike për nder të Skënderbeutnë 500 vjetorin e lindjes së tij. “Shkolla jonë duhet të jetë e qartë në misionin e saj, qoftë për formimin e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ashtu edhe për formimin e qytetarëve të denjëdhe europianë të mirë. Prandaj të ruajmë me rigorozitetkëndimin e Hymnit Kombëtar dhe t’a pasurojmë këtë me aktetë tjera, siç është ngritja e flamurit shqiptar”. Këto fraza nga fjalimi im asokohe i gjeta pas një gugllimi në internet.

Reagimet ishin pozitive: kolegë të mazhorancës e të opozitësmë përgëzuan privatisht. Ekrem Spahia, asokohe kryetar i partisë Levizja e Legalitetit dhe zëvendësministër i Mbrojtjesishte i vetmi politikan që e përshëndeti nismën publikisht.

Në fakt këndimi i hymnit ishte një detyrë e përcaktuar qartënë Dispozitat Normative të Arsimit por në 8 vitet e mëparshme të qeverisë socialiste ishte neglizhuar e madjeharruar në praktikë.

Gjatë qeverisë Berisha, ministrat e Arsimit pas meje herë pas here, përmes shkresave e thirrjeve publike, i kujtuan drejtorëtlokalë, nganjëherë të pakujdeshëm, për detyrimin e këtijrituali.

Me ardhjen e qeverisë Rama në v. 2013 këndimi i hymnit dhe ngritja e flamurit në shkolla në përgjithësi u la në harresë.

Prandaj ishte disi befasues njoftimi i kryeministrit, tash dhjetëvjet në detyrë, se në përvjetorin e vdekjes së Skëndërbeut në shkolla po këndohej himni dhe se u mor vendimi “që kështudo të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore”.

Nuk lipset të fiksohemi pas dilemës nëse rishpikja permanentee rrotës është megalomani apo marrëzi. Dhe as të filozofojmëpër hipokrizinë e një kryeminstri që shpesh përmendpërunjësinë e tij.

Le të shohim pozitiven me shpresë se minstria e Arsimit do të kujdeset që ceremonia të mbahet rregullisht në shkolla.

Ndërkohë lipset të kujtojmë se Shqipëria është një shteteuropian dhe kandidat për anëtarsi në Bashkimin Europian. Sado komplekse të jetë marrëdhenia jonë me BE historia e gjeografia fatmirësisht na ka përcaktuar në Europë. Prandaj do lipsej të diskutonim nëse nxënësit çdo të hënë përveç vargjevetë Aleks Drenovës do të duhej të këndonin edhe vargjet e Schillerit me muzikën e Bethovenit të “Ode gëzimit” që ështëtashmë zyrtarisht hymni europian.

*Ish ministër e deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.