Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRIGELS MUÇOLLARI/ Landfilli i Sharrës, gropa e shtetit shqiptar

19/01/2023
FOTO LAJM/ Studentët e inxhinerisë surprizë të pakëndshme Erion Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Grigels Muçollari

Dua të pyes shqiptarët që jetojnë jashtë, a keni parë gjëkundi nëpër botë një horror, ku njerëzit dhe mbeturinat groposen pranë? Këtu në Tiranë mbetjet dhe njerëzit kanë të njëjtin vendprehje, Sharrën!
Nuk e di sesi kalon kjo para syve tanë e nuk trondit shoqërinë, nuk e shkund ndërgjegjen e saj të fjetur, nuk na e trazon stomakun në atë masë sa ta kalojmë cakun!

Parcelat e reja të varrezave të Sharrës janë disa hapa larg landfillit. Mungesa e hapësirave për varre ka marrë përmasa të frikshme, por më e frikshme është ajo që ndodh atypari, në landfill.

̈ –

Një video me dron e publikuar nga PL tregon një tjetër horror. Në Sharrë nuk bëhet asnjë proces incenerimi. Mbetejet nuk trajtohen, nuk veçohen, nuk riciklohen. Shkarkohen dhe groposen bashkë.

Sharra është gropa më e madhe në Tiranë, si për nga përmasat fizike ashtu edhe për dëmin financiar që po i shkakton taksapaguesit shqiptar.
E ndërsa në varrezat e Sharrës qytetarët paguajnë nën dorë për të zgjedhur gropën, në landfillin disa hapa më tutje nuk ka ndarje preferenciale; përfundojnë të gjitha në një gropë.

Rrugëtimi i një qeseje fosforeshente me mbeturina të riciklueshme, nga koshi i mbeturinave në Tiranë drejt gropës së landfillit, tregoi dy të vërteta:

➡️Në Sharrë nuk lodhet kush me nda letrën nga plastika apo qelqin nga kartoni. Direkt e në gropë.
➡️Veliaj është varrmihësi më i pasur në botë.
U merr shqiptarëve 29 euro për ton mbetje, me pretendimin se po incenerojnë dhe riciklojnë.
Paratë shkojnë në xhep, mbetjet në gropë.
Kështu ndodhi edhe me qesen fosforeshente që mund të gjurmohej lehtësisht në errësirën e natës. Përfundoi në destinacionin e parashikuar.

– ̈

Sharra është horror moral, mjedisor dhe shtetëror.
➡️ për vendndodhjen jashtë çdo norme zakonore, qytetërimi e tradite njerëzore.
➡️ për mungesën e proceseve trajtuese dhe përpunuese që eliminojnë ndotjen.
➡️ ̈ për vjedhjen e përditshme që i bëhet taksave të 1 milion banorëve të Tiranës nga shteti i tyre. Vjedhje me pasoja direkte për jetën,
si për nga ndotja kanceroze që na mban pushtuar, edhe për të ndjerin Ardit Gjoklaj që ndodhej disa hapa më tutje, i cili nuk e arriti moshën e pjekurisë por e pa horrorin e Sharrës përpara nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.