Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Regjistrimi u ruajt për 30 vjet, pse regjistroi piktori bisedën mes Berishës, Hajdarit dhe Ramës

06/01/2023
Regjistrimi u ruajt për 30 vjet, pse regjistroi piktori bisedën mes Berishës, Hajdarit dhe Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artan Kërluku është personi që mbajti me vite audioregjistrimin e rrallë të takimit mes Azem Hajdarit, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Sali Shijakut në 4 Janar të vitit 1991, transmeton Opinion.

Kërluku shprehet për emisionin “Opinion” në Tv Klan se ai e posedon prej thuajse 30 vitesh këtë kasetë në shtëpinë e tij dhe arriti ta kthente në formatin digjital në mënyrë që të mos dëmtohej përmbajtja.

Ky takim u zhvillua në studion e piktorit të quajtur Ramadan Karanxha, i cili sipas Kërlukut regjistronte asokohe njerëz të ndryshëm në sallonin e tij artistik për t’i fiksuar si moment të jetës.

Pyetje: Në çfarë rrethanash ratë në kontakt me këtë kasetë?

Artan Kërluku: Unë kam gati 30 vjet që e kam në shtëpi këtë regjistrim, është pjesë e shumë regjistrimeve të tjera, orë e orë që janë bërë në studion e Ramadan Karanxhës. Meqënëse në disa prej tyre, mos të them të gjitha, ishte normale që një kopje të kasetave ta kisha dhe unë. Më vonë pastaj, pas shumë vitesh u bë e mundur, konvertova nga format analogjik në format digjital në mënyrë që të evitoja prishjen e mëtejshme të këtyre kasetave.

Pyetje: Cila ishte lidhja e Ramadan Karanxhës me personazhet që gjendeshin në kasetë?

Artan Kërluku: Studio e Ramadan Karanxhës që ndodhej në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Fortuzi” ishte një pikë takimi artistësh, më shumë si një sallon artistik ku vinin muzikantë, piktorë, shkrimtarë etj etj. Unë kam pasur fatin e madh për një 20 vjeçar siç isha unë atëherë, të takoja shumë njerëz të shquar. Nga Dritëroi i madh tek ajka e piktorëve të asaj kohe, Sali Shijaku, Zef Shoshi etj etj. Por edhe studentë të cilët më vonë u bënë të njohur si Edi Rama apo Ornela Vorpsi.

Dy nga pjesëmarrësit në këtë takim, Edi Rama dhe Sali Shijaku ishin frekuentues të këtij salloni.Dhe me shumë mundësi njëri prej tyre ishte ideator i mbledhjes në studion e Karanxhës.

Pyetje: Si është bërë e mundur që të regjistrohej kjo bisedë në fillim të vitit 1991?

Artan Kërluku: Karanxha ishte një personazh atipik për atë kohë. Kishte një entuziazëm prej adoleshenti, këtë regjistrator sapo e kishte marrë, nuk kishte shumë kohë. Argëtohej duke regjistruar njerëz të ndryshëm për të fiksuar momente të jetës, tek e fundit siç bëjmë ne tani duke mbushur hard-disqet e celularët me foto e video. Regjistronte pafundësisht, miqtë, të afërmit dhe besoj ka qenë e natyrshme regjistrimi i këtyre protagonistëve të këtij takimi në vazhdën e regjistrimeve të tjera, aq më tepër mendoj unë duke parandjerë rëndësinë e këtij takimi. Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Humb jetën elektricisti, i treti në pak ditë. Qindra milionë euro u vodhën përmes tenderave të OSSHEE dhe KESH

12/09/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama publikon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, SPAK i shkon paga në 9 milionë lekë

11/09/2026
Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Humb jetën elektricisti, i treti në pak ditë. Qindra milionë euro u vodhën përmes tenderave të OSSHEE dhe KESH

12/09/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama publikon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, SPAK i shkon paga në 9 milionë lekë

11/09/2026
Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.