Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensionet në veri të Kosovës, si po reagon Prishtina dhe ndërkombëtarët ndaj Beogradit

12/12/2022
Tensionet në veri të Kosovës, si po reagon Prishtina dhe ndërkombëtarët ndaj Beogradit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për të tretën ditë me radhë rrugët që çojnë në dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veriun e vendit vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga grupe serbësh, ndërsa vazhdojnë thirrjet e diplomatëve perëndimorë për heqjen e tyre dhe kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.

Rrugët u bllokuan të shtunën pas njoftimit për arrestimin e një ish pjesëtari të policisë nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.

Po të shtunën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri për në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Një gjykatë në Prishtinë i caktoi të hënën masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës duket e qetë të hënën një ditë pasi Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan për incidente në veriun e vendit. Ngjarjet e së dielës ngjallën reagime të shumta të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadat amerikane në Prishtinë dhe në Beograd bënë thirrje të dielën që të hiqen të gjitha bllokadat në rrugët e veriut të Kosovës dhe të punohet për shtensionimin e situatës në zonë.

Të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, tha se blloku është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin në përpjekje për shtendosjen e situatës, ndërsa i cilësoi të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it dhe bllokimin e rrugëve.

“Ata duhet të kthehen në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja. Duhet ta tejkalojnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë, për të krijuar bllokada. Nuk është mënyra për të kërkuar një marrëveshje. Nuk është mënyra për të zhvilluar bisedimet. Nuk është mënyra për të kërkuar zgjidhje. Nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, tha zoti Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje të dielën forcave të KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes duke zhbllokuar rrugët në veriun e Kosovës ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të bandave kriminale që sipas tij po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën.

Beogradi ndërkaq akuzon Prishtinën për situatën në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiçi tha se ajo çfarë po ndodhë aktualisht është “përpjekje për ta përmbyllur problemin serb në Kosovë në të cilën po marrin pjesë (Albin) Kurti, Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ai tha të hënën se do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të lejuar kthimin e një mijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Paralajmërimi i tij i përsëritur prej ditësh është pritur me reagime të ashpra nga autoritetet në Prishtinë të cilat thanë se kjo paraqet “kërcënim me agresion” për Kosovën.

Forcat e NATO-s e as diplomatët perëndimor në Prishtinë nuk e kanë komentuar këtë kërkesë, të cilën ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cilësoi të dielën, plotësisht të papranueshme. VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.