Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në panairin e librit, premton heqjen e taksave për shtëpitë botuese

19/11/2022
Berisha në panairin e librit, premton heqjen e taksave për shtëpitë botuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha vizitoi sot “Panairin e Librit” ndërsa deklaroi se kryeministri Rama ndaloi fondet për blerjen e librave për bibliotekat e shkollave.

“Dënoj politikën antilibër, antikombëtare të Edi Ramës, të këtij armiku të egër të librit, kulturës, të këtij antishqiptari që i futi buldozerët Teatrit Kombëtar, që mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimnisë kulturore, që po rrënon Butrintin dhe vlerat e tjera të mëdha.

Por jam këtu për të denoncuar qëndrimin antilibër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri këtu tatohet më shumë se kudo në Europë. Shqiptarët duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të krijuar, jetësuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, ato fonde që u përcaktuan për të blerë libra për ato biblioteka, u ndaluan me një vendim antilibër të Edi Ramës”, tha Berisha.

Në vijin Berisha premtoi se nën qeverinë e tij do të hiqen taksat për shtëpitë botuese, dhe për shtypshkronjat do të ulen ato.

Berisha: Rama pretendon se me një libër ndërtoi sarajet e Surrelit dhe tani takson si shtëpitë botuese, edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike.

Kjo politikë antilibër në të vërtetë është politikë e mirëfilltë antishqiptare. Vetëm tarifat dhe taksat dogane që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë, në një kohë kur ne jemi një komb ku ¾ i kemi në dhera të tjera. Dua të garantoj të gjithë autorët, krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet.

Se bibliotekat që Borges i quan pothuajse parajsa, do të njohin mbështetje të fuqishme për të blerë dhe pasuruar me librat e autorëve tanë dhe ndërkombëtarë. Se nuk do të ketë taksë edhe për shtypshkronjën edhe për shtëpinë botuese. Përkundrazi ajo e shtëpive botuese do të hiqet dhe ajo e shtypshkronjave do të jetë në nivelet më të pranueshme.
Do të bëhet gjithçka për një hapësirë shqiptare libri. Libri në raportin fiskal nuk do të ketë kufi. Do të ketë një mendësi krejtësisht tjetër. Kolonat e mendimit shqiptar do të jenë kollonat e bibliotekave tona në mbarë Shqipërinë.

Ftoj të rinjtë të lexojnë sa më shumë libra. U rikujtoj këtu një shprehje të Xhorxh Martin, i cili thotë se, njeriu me librat që lexon jeton me mijëra jetë. Pra pasurohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Unë e kuptoj pasionin e tyre për dixhitalet por asgjë nuk mund të zëvendësojë magjinë e librit.
Uroj që edhe ky festival, dhe më bëhet shumë qejfi e gëzohem që e shikoj me të rinj, adoleshentë dhe fëmijë. Uroj që ky pasion të ju bëhet pasion i jetës së tyre, pasi në tërë jetën nuk do të gjejnë një mik më të mirë se libri. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.