Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti azer Aliyev në Tiranë, çfarë bisedoi me Presidentin Begaj

15/11/2022
Presidenti azer Aliyev në Tiranë, çfarë bisedoi me Presidentin Begaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj takoi sot Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pas një ceremonie shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Presidenti u shpreh se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve ndërsa tha se është një vizitë historike për miqësinë tonë, duke qenë hera e parë që Tiranën e viziton një President nga Azerbajxhani.

“Viti i ardhshëm shënon edhe 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe kjo na jep mundësinë që ta shohim 2023, si vitin kur bashkëpunimi ynë duhet të intensifikohet dhe shënojë zhvillime të reja.

Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, përmes projektit madhor të TAP-it, ka qenë i suksesshëm. Ne kemi shumë për të mësuar dhe përfituar nga përvoja dhe investimet azerbajxhanase në këtë fushë.

Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit.

Në kuadër të bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit duhet të krijojnë infrastrukturën e gazifikimit dhe kapacitetet e nevojshme deri në vitin 2030. Kështu, procesi i gazifikimit të Shqipërisë hap mundësi të reja bashkëpunimi, tha Presidenti Begaj pas takimit me Presidentin azer.

Presidenti Begaj tha se Shqipëria mirëpret investimet dhe kompanitë nga Azerbajxhani për zhvillimin e sektorit të turizmit në vendin tonë.

Për të intensifikuar shkëmbimet në fushën e turizmit mes dy vendeve, folëm edhe për mundësitë e heqjes së vizave për qytetarët tanë.

Ndamë mendimin se kultura mbetet gjithmonëmënyra më e natyrshme për të afruar dy popuj.

Bashkëpunimi në fushën e kulturës ka qenë mjaft i ngushtë, i konkretizuar me marrëveshje të nënshkruara dhe zbatuara nga dy palët. Vetëm nëkuadër të projektit të TAP-t, vendi jonë ka arritur tëzbulojë rreth 44, 000 artefakte të rralla.

I shpreha falënderimet presidentit Aliyev për kujdesin që TAP-i ka treguar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, gjatë punimeve të projektit, por edhe për ndihmën e qeverisë së Azerbajxhanit në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 2019.

Biseduam për situatën e sigurisë në rajonin tonë, në Kaukazin Jugor dhe për pasojat e gjithanshme të luftës në Ukrainë.

I konfirmova Presidentit Aliyev se politika e jashtme e Shqipërisë mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit Jugor, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes diplomacisë dhe dialogut, me ndërmjetësimin e aktorëve të pranuar ndërkombëtarë, si BE, OKB, OSBE.

Tirana ka qenë gjithmonë mbështetëse ndaj integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe nëfavor të zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Me kënaqësi ndamë qëndrimin tonë të përbashkët për luftën në Ukrainë se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe se vetëm zgjidhja paqësore dhe respektimi i ligjeve ndërkombëtare janë rruga e vetme për paqen afatgjatë.

Me Presidentin biseduam për bashkëpunimin shumëtë mirë mes dy vendeve tona në organizma të rëndësishëm kombëtarë: OKB, OSBE, KIE(Këshilli i Evropës).

Vlerësojmë mbështetjen e Azerbajxhanit për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit tëOKB-së, bashkëpunimin e treguar gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, apo dhe mbështetjen tonë për kandidaturën e Azerbajxhanit për EXPO 2025, tha Begaj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.