Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Inceneratorët/ Kallzim penal ndaj Damian Gjiknuri. Në rast të gjetjes fajtor, rrezikon 7 vite burg

19/10/2022
Inceneratorët/ Kallzim penal ndaj Damian Gjiknuri. Në rast të gjetjes fajtor, rrezikon 7 vite burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kallzim penal ndaj përgjegjësit kryesor Damian Gjiknuri. Në rast të gjetjes fajtor, rrezikon 7 vite burg. SPAK ta thërrasë e të veprojë me të gjithë elementët e kupolës korruptive, deklaroi sot deputetja e PD, Ina Zhupa.

Deklarata:
Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në rast të gjetjes fajtor Gjiknuri mund të dënohet deri në 7 vjet burg.

Pse dyshohet dhe akuzohet një prej ministrave më të fuqishëm dhe të afërt të Edi Ramës?

Në shtator 2017, kryeministri përcakton si autoritet kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e 3 inceneratorëve.

Ndonëse ishte Autoritet Kontraktor, ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve. Gjiknuri është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës.

Si autoritet kontraktor, ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi i kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjithashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Në një pistë tjetër shumë të dyshimtë, rezulton se në sistemin TIMS ministri Gjiknuri ka udhëtuar, dy herë brenda një muaji, një javë para miratimit të kontratës së djegësve në qeveri, ku përgjegjës ishte ai vetë, me një prej pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoton.

SPAK e ka thirrur Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Engjëll Agaçi, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë elementët e kupolës korruptive të aferës së inceneratorëve dhe shumë skandaleve të tjera.

Ka ardhur koha që firmëtarët, lejuesit dhe lehtësuesit e megavjedhjes të shfaqen para ligjit si të barabartë me ata që po dënohen për bishtin, ndërkohë që sqepari vazhdon të presë para për inceneratorët që, ose nuk ekzistojnë ose nuk janë në punë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.