Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka pezulluar nga detyra tetë punonjës të Policisë së Burgut të Fierit, të cilët ishin planifikuar në turnin e ditës kur ndodhi përleshja mes të paraburgosurve Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi mënyrën e ushtrimit të detyrave funksionale nga punonjësit që ishin në shërbim në momentin e ngjarjes.

Punonjësit e pezulluar janë:

  • K/Inspektori G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
  • Inspektori Sh.H., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
  • Inspektori A.A., punonjës i rolit bazë;
  • Inspektori D.GJ., punonjës i rolit bazë;
  • Inspektori A.H., punonjës i rolit bazë;
  • Inspektori P.K., punonjës i rolit bazë;
  • Inspektori S.Ç., punonjës i rolit bazë;
  • Inspektori A.S., punonjës i rolit bazë.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit po vijon hetimet për përplasjen mes tre të paraburgosurve. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë e porositur dhe të ketë lidhje me përplasjet mes grupeve rivale.

Gjatë konfliktit është përdorur një thikë e improvizuar, e krijuar nga një shirit ene metalike i mprehur në formën e tehut dhe i fiksuar në një bisht druri.

Në dëshminë e tij paraprake, Denis Bajri (Brajovic) ka pretenduar se është sulmuar me këtë mjet nga Jurgen Zoto, të cilin e akuzon se ka vepruar me porosi të Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Sipas dëshmisë së Bajrit, ai ishte thirrur për një takim nga Aldo Gjini, i cili kishte shkuar së bashku me Zoton. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se tre të paraburgosurit fillimisht janë takuar dhe përshëndetur normalisht, për t’u zhvendosur më pas në një ambient tjetër, ku ka nisur përleshja.

Bajri ka deklaruar se Zoto e ka sulmuar me thikën e improvizuar, por më pas ka arritur t’ia marrë nga dora. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka vendosur masën e izolimit për tre muaj ndaj Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos.

Gjini është transferuar në burgun e Drenovës, ndërsa Zoto është transferuar në burgun e Burrelit.a.b

Po ndodh

Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026
Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.