Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLODIAN TOMORRI/ Edi Rama eshte me i forte se tregu, kontrasti me Liz Truss

18/10/2022
DAILY EXPRESS/ Tani e dimë kush e drejton Britaninë, dhe nuk është Liz Trus
Share on FacebookShare on Whatsapp

Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 ditesh. Para tre javesh, ministri i saj i Financave paraqiti minibuxhetin e pare, i cili uli tatimin mbi te ardhurat per ata qe fitojne me shume se 150 mije paund ne vit nga 45 per qind ne 40 per qind. Ajo qe ndodhi me pas ishte nje spektakel.

Sapo buxheti u paraqit nga ministri i financave filloi cunami. Tregu vendosi se ulja e taksave per te pasurit ishte nje mase e papergjegjshme. Interesat e borxhit te qeverise britanike u ngjiten ne qiell, vendi u perfshi ne kaos financiar. Mbeshtetja e partise Konservatore ne elektorat ra ne 20 per qind.

Te premten, Truss beri koke turku ministrin e financave duke e shkarkuar vetem pas 38 ditesh ne detyre. Pervec kesaj, permbysi gjithe politiken fiskale duke anulluar uljen e shkalles maksimale te tatimit mbi te ardhurat si dhe terhoqi planin per te ulur tatimin mbi fitimin vitin e ardhshem nga 25 ne 19 per qind. Megjithate ka shume gjasa qe edhe Lizz Truss te paloset para Krishtlindjeve, per shkak se deputetet rrezikojne mandatet nga renia e popullaritetit te partise.

Tani, Edi Rama ul tatimin e dividentit ne 8 per qind. Madje e ben edhe me prapaveprim. Pronaret e inceneratoreve qe fitojne 6 milione euro ne vit kur i shperndajne fitimet paguajne vetem 8 per qind takse.

Pronaret e koncesioneve te shendetesise, atyre te infrastruktures, pronaret e bankave, pronari i aeroportit, ndertuesit e kullave, resorteve, pronaret e porteve, dhe pronaret e te gjithe bizneseve qe fitojne miliona euro ne vit paguajne 8 per qind tatim mbi te ardhurat. Sepse praktikisht pjesa derrmuese e te ardhurave te superpasanikeve vijne nga dividenti. Ndaj nuk ka para per pedagoget, studentet, rrogetaret, pensionistet.

Sepse Edi Rama ja u ben taksen 8 per qind ketyre, madje ja u ben dhe me efekt prapaveprues. Dhe per fatin e keq te popullit, tregu nuk e e rrezon dot Edi Ramen sic palosi Liz Trussin. Keshtu qe pedagoget te rrine mire se te pasurit tane jane fukarenj. Nuk mbajne dot shume taksa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.