Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri zhvilloi sot një takim me strukturat e Grupimit Rinor Universitar Demokrat, si dhe përfaqësues nga Këshillat Studentorë dhe Senati i Universiteteve.
Këtij takimi iu bashkua dhe kryetari i PD, z. Sali Berisha, i cili shprehu mirënjohjen për këta të rinj dhe angazhimin e tyre për të krijuar një alternativë fituese për Partinë Demokratike.
Gjatë takimit u diskutua për problematikat kryesore të studentëve, të cilët gjithmonë janë lënë në harresë dhe janë përbuzur nga kjo qeveri. Mungesa e mbështetjes për të përballuar rritjen e çmimeve është një tjetër barrë që rëndon në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre.
Të rinjtë shprehën nevojën akute për t’u mobilizuar dhe për të shtuar rradhët në FRPD. Dëshira e tyre për ndryshim po i jep forcë dhe optimizëm Partisë Demokratike.
Ky është takimi i radhës që kryetari i sapozgjedhur i FRPD po bën për të riorganizuar rininë demokrate në të gjithë vendin. r.p





