Një person, Martirio Peqini u grabit dhe më pas i morën edhe makinën në Lushnjë, në vendin e quajtur pushimi i shoferit.
Dy persona i dolën para mjetit duke i bllokuar rrugën me automjetin e tyre. Autorët ishin të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë.
Mjeti me të cilin grabitësit bllokuan rrugën ishte me targa angleze dhe dyshohet të jetë i vjedhur.
Pas grabitjes autorët u arratisën ndërsa shoferi i mjetit që ra pre e kësaj grabitje bëri denoncim në polici. a.b
Njoftimi i policise:
Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.




