Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Bubq të Fushë Krujës: Familja Jaku fle në çadër, kurse Rama blen një instilacion druri 4 milionë euro

04/10/2022
Berisha në Bubq të Fushë Krujës: Familja Jaku fle në çadër, kurse Rama blen një instilacion druri 4 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një vizitë në Bubq të Fushë Krujës, në familjen e z. Martin Jaku të cilit iu shemb banesa nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Sot, edhe pse kanë kaluar vite nga tërmeti tragjik, z. Jaku së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët jetojnë në kushte çnjerëzore, në dy çadra, dhe të harruar nga shteti.

“BE dha 1 miliardë Euro, por Rama u vërsul për t’i përdorur duke blerë vota. Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pash gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës”, tha Berisha ndërsa vizitoi familjen në çadër.

Sali Berisha:
Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave.

Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t’i përdorin për vota.

Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë.
Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre.
Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëre.
Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër.

Berisha: Familja Jaku fle në çadër, kurse Rama blen një instilacion druri 4 milionë euro

Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë.
Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt.  Ja ka mbyllur Zoti sytë. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.