Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dokumenta nga Judicial Watch: “Si u kap reforma në drejtësi nga Rama përmes fondacionit të Delina Ficos”

29/09/2022
Dokumenta nga Judicial Watch: “Si u kap reforma në drejtësi nga Rama përmes fondacionit të Delina Ficos”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sistemi Gjyqësor u kap nga Edi Rama me anë të Fondacionit EWM që financohet nga Soros dhe menaxhohet nga Delina Fico, dekëaroi sot Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

Deklarata e Kalasë:

Grupi mbikqyrës amerikan Judicial Watch publikoi dokumente duke përdorur Aktin e Lirisë së Informimit, të cilat zbulonin se Instituti East West Management, kishte marrë fonde të USAID-it, si pjesë e fushatës prej rreth 9 milionë dollarësh në Shqipëri. Judicial Watch pretendon se paratë u përdorën për t’i dhënë qeverisë socialiste të Shqipërisë një kontroll më të madh mbi sistemin gjyqësor kombëtar.

JW shton gjithashtu se, Fondacionit të multimiliarderit Xhorxh Soros iu dha akses i drejtpërdrejtë në procesin e vendimarrjes së Departamentit të Shtetit për përdorimin e fondeve të taksapaguesve në Shqipëri. Për më shumë, përfaqësuesve të Fondacionit Soros u kërkohej të ndihmonin në vlerësimin e aplikimeve për grante të dorëzuara në Departamentin e Shtetit.

Gjithashtu, sipas Pasqyrave Financiare të EWM që publikojmë sot, fondet e taksapaguesve amerikanë për mbështetjen e Reformës në Drejtësi janë transferuar nga USAID te Fondacioni EWM që administrohet nga znj. Delina Fico.

Pyetjet që ngremë sot janë:

1. Përse këto fonde nuk kaluan drejtpërdrejt për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, nga USAID te institucionet e lidhura me Sistemin e Drejtësisë?

2. Pse këto fonde transferohen nëpermjet fondacionit që administrohet nga znj. Fico, EWM?

3. A janë administruar fonde për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, edhe në vende të tjera të Lindjes nga znj. Fico, dhe a është kallzuar ajo penalisht lidhur me shpërdorimin e këtyre fondeve?

4. Sa nga këto fonde kanë kaluar për Reformën në Drejtësi?

5. A është kryer ndonjë audit lidhur me këto fonde?

Gjithashtu, sipas informacioneve jozyrtare që kemi marrë, në Gjykatën e Lartë janë punësuar juristë pa kontrate, dhe jashtë kritereve që përcaktojnë dispozitat ligjore për të bërë skanimin e dosjeve, nga fondacioni EWM.

Fakt është që para dy vitesh u hodh në diskutim një projekt i USAID me KLGJ, për mbulimin e vakancave në GJL me juristë të këtij fondacioni. Projekti mbeti pa nënshkruar (të paktën i pa bërë publik) për shkak të kundërshtive të mëdha, që shkonin deri në shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë.

Sot, në kundërshtim me dispozitat ligjore, janë punësuar pa kontratë juristë të fondacionit të Delina Ficos, të cilët vendosin lidhur me pranimet dhe mospranimet e rekurseve.

Në këto kushte, i bëjmë thirrje SPAK që të hetojë rastin, si të fondeve të taksapaguesve amerikanë, transferuar nga USAID për llogari të Reformës në Drejtësi nëpërmjet EWM, por edhe të punësimeve të paligjshme dhe korruptive në Gjykatën e Lartë. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

22/08/2026
FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

PUKË/ Policia qëllon në ndjekje të trafikantit

22/08/2026
FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset efektivi i Forcave të Armatosura në Mirditë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

22/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

DITA 84/ “Dorëheqja e Ramës, kërkesa jonë e pandryshuar”

22/08/2026
FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

PUKË/ Policia qëllon në ndjekje të trafikantit

22/08/2026
FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

212 profesionistë kundër mënyrës së planifikimit territorial: “Ishte momenti të mos heshtnim më”

22/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.