Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale“

28/09/2022
“Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale“
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Është një situatë e pashoqe, e pashembullt në Europë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale, në raport më dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të prespektivës me këtë qeveri, që siç jeni dëshmitarë vetë, nuk është gjë tjetër veç se një makineri gjigante mashtrimi ndaj qytetarëve shqiptarë, në çdo deklaratë, firmë, fjalë”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me sindikalistë.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Është një makineri gjigante vjedhje e grabitje të shqiptarëve, një plaçkitëse e pashembullt e fondeve publike, e pasurive kombëtare, dhe vjedhje e pashembullt direkt në xhepat e qytetarëve me çmimet.
Ju jeni sindikalist, por ju siguroj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar, siç e shfrytëzon me egërsi, Edi Rama dhe qeveria e tij, popullin shqiptar. Ju jeni dëshmitarë dhe i njihni, se si pasuritë përrallore të shqiptarëve, të cilat bëhen miliarda euro, me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim të vërtetë për qytetarët e këtij vendi. Shfrytëzohen në mënyrë të egër nga klientela e qeverisë, kurse shqiptarët përfitojnë prej tyre, asgjë më shumë seç fitonin të kolonizuarit, nga fillimi i këtij shekulli nga shfrytëzimet e kompanive koloniale.

Ju jeni dëshmitarë se si rrogat mësuesve, mjekëve, infermierëve, të policëve, ushtarakëve, minatorëve, e sektorit privat, gjatë këtyre 9 viteve për shkak të mbi dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë të jetesës, jo që nuk janë rritur, por sot të paktën 30 % më të ulëta se në vitin 2013.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi, qëllimi përçmues mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend, ndaj rrogëtarëve të këtij vendi. Çfarë satre e vërtetë qëndron mbi qafën e tyre me çmimet.
Çfarë mashtrimesh të mëdha bëhen. Firma për sipërmarrje fantazëm që shkojnë në 420 milionë euro, vendosen palë, palë dhe ndërmarrjet nuk ekzistojnë askund. Asnjë incenerator nuk është, tani pas 5 vitesh. Edhe i Elbasanit është jashtë funksionit. Janë me qindra punonjës që janë nxjerrë jashtë sistemeve me kritere strikte politike, jashtë çdo procedure dhe askund nuk gjejnë dot të drejtën e tyre.

Sot një pedagog në Universitetin e Sporteve, shkarkohet edhe pse Senati dhe Komisioni Etik voton kundër shkarkimit të tij, rektori tiran zbaton urdhrin e Ramës dhe e nxjerr nga sistemi. Raste të tilla janë me qindra. Nuk ka më të pasigurtë në botë se sa punonjësit në Shqipëri. Pak ditë më parë, solla një shembull, një mësuese model, 30 vite mësuese në shkollë të mesme dhe tani ja merr orët drejtori dhe i thonë ik në shpi. Nuk ndodh kund, nuk mund të ndodhë, nuk ka ligj që lejon një akt të tillë, të flakësh punonjësit si lecka, pasi kanë shkrirë jetën e tyre në të mirë të shoqërisë dhe profesionit. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.