Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Situatë e rëndë në lagjen ‘Abaze’ të Krujës, ku zjarri vijon të jetë aktiv dhe flakët janë afruar pranë banesave. Banorët po evakuohen, ndërsa zjarrfikësit dhe qytetarët po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën.
Kryetari i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar që të dërgohen mjete me ujë për furnizimin e zjarrfikësve që ndodhen në terren.
Në një mesazh drejtuar banorëve, Kalaja tha se situata në lagjen ‘Abaze’ është kritike, ndërsa një zjarrfikëse ka mundur të pozicionohet vetëm në hyrje të lagjes, për shkak të mungesës së rrugës së përshtatshme për mjetet e rënda.

Videomesazhi i kryetarit të PD në Krujë, Aulon Kalaja:

Ju përshëndes të gjithëve, ndodhemi në lagjen Abaze, aty ku po kalohen orë të ankthshme. Siç e shikoni pas shpinës sime është pozicionuar një zjarrfikëse.
Megjithëse nuk ka rrugë për zjarrfikësen, ajo ka mundur të hyjë vetëm në fillim të lagjes. Janë shtrirë zorrët e saj në pjesën, në brendësi të lagjes për të shpëtuar nën shtëpitë, në rast të një rreziku potencial, pra përgatiten për ndonjë moment delikat sepse shumë pak metra nga kjo shtëpi, që është shtëpia fundore e Abazes, është një vatër e madhe zjarri ku ka marrë flakë një trung shumë i madh dhe pjesa tjetër e pemëve.
Shikojmë, në vilat, shtëpitë pas zjarrfikëses po nxjerrin edhe sendet personale, sepse u është dhënë urdhër nga policia në këtë rast edhe po evakuohen dhe banorët. Janë momente kaotike dhe siç e shikoni në këto momente në Krujë, në lagjen Abaze, ka ende flakë zjarri në pjesën që merr për sipër, për malin.
Pra, ideja është që mos të zbresin poshtë. Ka një problem që erërat që po fryjnë nuk e favorizojnë zjarrfikësen dhe e ndihmojnë zjarrin që të përhapet më shpejt dhe të marrë drejtim ndoshta për nga zonat e banuara. Pra, ka një frikë të madhe. Kam komunikuar dhe me qytetarë, banorë të Abazes të cilët kanë marrë pjesë vullnetarisht për ta fikur zjarrin, është shumë e vështirë për ta vënë nën kontroll.
Gjithsesi i bëjmë apel të gjithë zjarrfikësve të Shqipërisë që të vijnë në lagjen Abaze në Krujë për këto momente të vështira. Për shkak se helikopterët nuk punojnë dhe është shumë e vështirë ndërhyrja nga ajri. Pra, helikopterët e kanë shkëputur punën pothuajse dy orë më përpara dhe këtu gjithçka varet nga kjo zjarrfikëse.
Dhe i bëjmë thirrje edhe forcave të ushtrisë që duhet të jenë në terren. Jemi në Abaze në Krujë, prej 5 ditësh po luftohet me flakët e zjarrit. Nuk e di pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Krujë.
Çfarë duhet më tepër për qeverinë shqiptare që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme? Këto janë momente ankthi për banorët e Abazes. E gjithë rruga në Abaze është me banorë të cilët presin se çfarë do të ndodhë natën. Nata është shumë e rrezikshme për sa i përket zjarrit.

Po ndodh

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.