Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, fjalim në OKB, nuk e bëri vet mbrojtjen dixhitale por këshillon liderët botërorë ta bëjnë

24/09/2022
Rama, fjalim në OKB, nuk e bëri vet mbrojtjen dixhitale por këshillon liderët botërorë ta bëjnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me stemave që trajtoi në fjalën e tij ishin sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, Kosovën, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe Ballkanin e Hapur.

Kryeministri u bëri thirrje vendeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të përqëndrojnë vëmendjen dhe të investojnë në sigurinë kibernetike, edhe pse nuk e ka bërë vet në vendin e tij.

Pjeeë nga fjala e Ramës:

Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazi përfshi edhe përmes kërcënimeve të papranueshme bërthamore, do doja t’i kërkoja Asamblesë të përqendronte vëmendjen në një çështje tjetër thelbësore dhe të lidhur ngushtë për ndikimin e jashtëzakonshëm mbi paqen e sigurinë, që është siguria kibernetike.

Ditët e sotme teknologjia është pjesë e çdo aspekti të jetës sonë. Në Shqipëri 95% e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve ofrohen online. Këto sisteme miqësore me përdoruesin kursejnë kohën, energjinë dhe përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme efikasitetin, cilësinë duke qenë edhe instrumentet më të mira për të eliminuar korrupsionin endemik, por korrikun e kaluar Shqipëria qe objekt i një sulmi masiv të paprovokuar kibernetik. E gjithë infrastruktura digjitale qeveritare u gjend në një sulm të përqendruar e të bashkërenduar me synimin e qartë për ta shkatërruar atë, për të paralizuar shërbimin publik e për të vjedhur të dhëna e komunikime elektronike nga sistemet qeveritare, duke krijuar kaos e për të nxitur tensione në vend. Një hetim i thelluar, i gjatë e tërësor i kryer me ekspertizën më të mirë botërore kundër terrorizimit kibernetik ka konfirmuar përtej çdo dyshimi që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte një agresion i sponsorizuara shtetëror, orkestruar dhe kryer nga Republika Islamike e Iranit. Kësisoj përballur me një shkelje kaq flagrante të normave për një sjellje të përgjegjshme të një shteti në hapësirën kibernetike në një kohë paqeje që përfshin dhe mos dëmtimin e infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun, qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër, por vetëm të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne shpresojmë që kjo masë ekstreme e detyruar do jetë shembull, edhe parandalues, për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla të neveritshme kundër shteteve sovrane. 

Ne i bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Këshillit të Sigurimit, të përqëndrohet më seriozisht dhe më konkretisht për të trajtuar sigurinë kibernetike, duke investuar në parandalim dhe duke ndihmuar të gjitha shtetet anëtare që të ndërtojnë qëndrueshmëri e rezistencë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.