Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

23/09/2022
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Urdhëri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijve të institucionit arsimor Turgut Ozal është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan.
Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqsisht!
Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si regull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë.

Urdhëri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod i sprasmë i arbitraritetit qeveritar të jetë edhe më i keq e më dëmprurës se rastet e tjera. Nuk e kam fjalën për pasojat sociale (250 fëmijë, qindra nxënës e familjet e tyre në çorodi) apo tek rrënimi i mëtejshëm i besimit tek një shtet i së drejtës (tek naivët e tuafët e mbetur).

Me sa duket qeveria po importon në Shqipëri arbitraritetin e një shteti tjetër. Dhe po hyn në një konflikt që nuk ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët; duke sjellë kështu probleme të shumëanshme e afatgjata.

Por sidoqoftë qeveria Rama nuk bën qoka veresie. Por kthen favorin për mbështetjen që ka marrë për të akaparuar pushtetit dhe për të shtuar grand-korrupsionin.

P. S. Për të dhënë një ide se në çfarë kulmi mund të arrijë arbitrariteti i fetvasë qeveritare: në Shkodër urdhërohet shkolla e vajzave që jo vetëm të mbyllet por godinën e vet (pronë private) t’ja dorëzojë një fondacioni shtetëror të Turqisë.

Genc Pollo, Ish-ministër dhe deputet

23 shtator 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.