Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesioni i certifikatës elektronike, një fëlliqësirë e madhe korruptive

01/09/2022
Degjesa me federatat sportive, Rama ka vendosur ne fakt legalizimin e basteve online
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Klodian Tomorri

Ka një postulat tashmë të konsoliduar në Shqipëri. Pas çdo koncesioni ka një aferë të ndyrë. Dhe koncesioni i radhës është një fëlliqësire e madhe korruptive, që u merr qytetarëve shqiptarë të paktën 4.5 milionë euro në vit.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të dhënë me koncesion monopol tek privati, infrastrukturën e çelësave publikë. Ndonëse për shumicën e qytetarëve, ky mund të jetë një term i pakuptueshëm, historia është shumë e thjeshtë.

Ligjet në fuqi detyrojnë çdo biznes që lëshon faturë, të pajiset me certifikatë elektronike. Kjo certifikatë sot prodhohet nga AKSHI dhe biznesi e paguan 4 mijë lekë ose rreth 35 euro në vit. Tashmë ky shërbim do t’i kalojë një kompanie private me koncesion.

Tani dy llogari të thjeshta. Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 162 mijë biznese aktive, nga të cilët minimalisht kanë detyrimin për t’u pajisur me certifikatë elektronike 130 mijë biznese. Kjo do të thotë se ky është një koncesion që garanton 4.5 milionë euro të ardhura në vit që tani.

Por pse e gjitha kjo është një aferë shumë e madhe? Në Kroaci, një nga vendet e pakta në rajon që zbaton fiskalizimin ashtu si Shqipëria, certifikata elektronike gjenerohet nga Ministria e Financave. Kostoja me të cilën ajo u shitet bizneseve është 60 kuna ose 8 euro në vit. Pra 4 herë më pak se në Shqipëri.

Pra nëse bizneset shqiptare do ta blinin certifikatën elektronike me koston që e blejnë bizneset kroate, do të paguanin në total 1 milionë euro në vit. Por për shkak të çmimit abuziv do të paguajnë 4.5 milionë euro në vit. Pra 3.5 milionë euro në vit është fatura e pazarit, që do të ndahet mes atyre që po bëjnë koncesionin dhe atij që po e merr.

Deri më sot bizneset e kanë paguar çmimin abuziv për llogari të AKSHI-t. Në një farë mënyre ky ka qenë një subvecionim i një ndërmarrje publike, ndonëse AKSHI paratë i shpenzonte në tendera që shkonin në një rreth të ngushtë kompanish me lidhje nepotike në majën më të lartë të qeverisë. Tani paratë do të merren drejtpërdrejtë në llogari, pa qenë nevoja e tenderave.

Megjithatë ka dhe diçka tjetër. Të gjitha llogaritë e mësipërme janë bërë vetëm për bizneset, që sot kanë detyrimin ligjor për t’u pajisur me certifikatë. Modeli i tregut dhe korpusi i ligjeve të miratuara parashikon që nesër detyrimi për t’u pajisur me certifikatë elektronike ta kenë edhe qytetarët për çdo aplikim që ata bëjnë në institucionet e shtetit. Potenciali i këtij koncesioni është të arrijë deri në 10 milionë euro në vit.

Tani është e qartë se sa biznes i madh është ky. Mbetet vetëm për t’u mësuar se kush do të jetë përfituesi. Me shumë gjasa ndonjë nga vampirët e zakonshëm. mcntv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.