Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/ Paguhet helikopteri së fiku zjarret në Shqipëri, Albkontrolli thotë se helikopteri nuk hyri kurrë në vend

23/08/2022
FOTO/ Llogoraja në flakë që në mëngjes, zjarrfikëset nuk arrijnë dot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një skandal i ri duket që ka përfshirë institucionet publike, kësaj here Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Bëhet fjalë për një dyshim se janë abuzuar apo më thjesht vjedhur rreth 150 mijë euro duke u justifikuar si të përdorura për shuarjen e zjarreve përgjatë vitit 2021.

“Vitin e kaluar, zoti Çako pagoi 150 mijë euro për një helikopter, që sipas tij u përdor për shuarjen e zjarreve në vatra të ndryshme të vendit. Deri këtu shumë mirë. Vetëm se ka një problem të vogël. Albkontroll thotë se helikopteri, që zoti Çako thotë se na fiku zjarret, nuk ka hyrë asnjëherë në territorin e Shqipërisë. Voila magjistari i radhës. Tani faktet.

Në gusht të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shpalli një tender për kontraktimin e dy helikopterëve nga privatët, që do të përdoreshin për shuarjen e zjarreve. Grupi i punës brenda AKMC-së identifikoi 4 kompani shqiptare, të cilat mund të ofronin këtë shërbim.

Nga 4 subjektet e identifikuara, 3 kompani u përgjigjën se nuk kishin helikopterë të lirë për të fikur zjarret, ndërsa kompania Vivahelicopters u përgjigj se dispononte helikopterët, falë marrëveshjes që kishte me një kompani gjermane, dhe ishte e gatshme të ndërhynte menjëherë”, shkruan mcn tv që e ka publikuar i pari këtë skandal.

Në vijim autori i shkrimit, Klodian Tomorri thotë se i ëhstë referuar gjetjeve të KLSH për rastin.

“AKMC e shpalli fituese kompaninë Vivahelicopters. Kontrata mes palëve u firmos në 16 gusht të vitit të kaluar. Ajo parashikonte se AKMC do t’i paguante kompanisë Vivahelicopters rreth 3 mijë e 400 euro me tvsh për çdo orë fluturim për fikjen e zjarreve. Një muaj pas lidhjes së kontratës, në datën 15 shtator, AKMC kryen për llogari të kompanisë Vivahelicopters pagesën 308 mijë euro për 89 orë fluturime.

Sipas faturës elektronike të lëshuar, këto orë fluturimesh ishin kryer nga 2 helikopterë, përkatësisht AS350 D-DAHIQ dhe D-HAIF. Por Albkontroll thotë se helikopteri i dytë D-HAIF nuk ka shkelur asnjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Skandalin e zbuloi KLSH.

Madje KLSH thotë se jo vetëm pjesa e helikopterit fantazmë, që nuk shkeli kurrë në Shqipëri, por i gjithë shpenzimi prej 308 mijë eurosh është abuziv dhe i paligjshëm. Sipas raportit, nuk ka asnjë dokument që të provojë se helikopterët janë ngritur ndonjëherë në fluturim, e aq më tepër të jenë përdorur për shuarjen e zjarreve”, transmeton mcn tv. a.b

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej