Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Ja pse Edi Rama është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare

22/08/2022
Berisha: Ja pse Edi Rama është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot kapjen e një celule ruse në një objekt ushtarak shqiptar ndërsa deklaroi se kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare është Edi Rama.

Berisha tha se publikimi i organogramës shtetërore si dhe pahat e tyre janë rrezik për sigurinë dhe këtë e ka bërë Edi Rama pak vite më parë.

Komenti i Berishës:

Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik.

Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama.

Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore.

Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë.

Berisha: Rama mbështetës i projektit ruso-serb të ‘Ballkani të Hapur’, kërcënim madhor i sigurisë.

Tani vijmë pak tek problemet e sotme. Sot ka një konfrontim mes NATO-s, BE-së dhe Rusisë së Putinit dhe aleatëve të tij. Sot sikundër dhe më parë, Shërbimet serbe dhe ruse janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata të cilët vënë gjë këtu në dyshim, po ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë vizitës së tij në Uashington do të thoshte se Shërbimet më kishin njohur, dhe këtu është fjala për shërbimet ruse, me tekstin e marrëveshjes që do na servirej. Por kjo nuk është një risi.
Putini i madh dhe i vogël, Rusia e madhe dhe e vogël janë një unitet, ndofta përjetësisht i pazgjidhshëm. Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër, madhor për Ballkanin, projektin Serbo-rus dhe ky është ‘Ballkani i Hapur’. Shqiptarët e dinë që ky projekt u mbështet gjatë dy muajve publikisht nga ministri i Jashtëm rus, Lavrov. Dhe ky projekt mbështetet po kaq fuqimisht dhe verbërisht nga vasali i Vuçiç në Tiranë, Edi Rama.
Më thoni tani ju, a nuk është madhor kërcënimi i sigurisë kombëtare nga Edi Rama?
Pra ata që kërkojnë agjenturë në tunele dhe bunkerë, duhet të dinë se problemi madhor i sigurisë kombëtare është në krye të qeverisë së vendit. a.b

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej