Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra në Cetinë në Mal të Zi, 11 viktima dhe shumë të plagosur, mes tyre fëmijë dhe polic

12/08/2022
Masakra në Cetinë në Mal të Zi, 11 viktima dhe shumë të plagosur, mes tyre fëmijë dhe polic
Share on FacebookShare on Whatsapp

11 persona u vranë ndërsa 10 u plagosën, mes tyre një polic pas një sulmi me armë në Cetinë në Mal të Zi pak orë pas mesditës.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sulmuesi ka qëlluar edhe mbi fëmijët, raporton media vendase Vijesti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15 e 30 minuta të së premtes në Cetinje dhe sipas Drejtorit të Policisë Zoran Brđanin, 34-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një familjeje, anëtarët e së cilës po qëndronin në shtëpinë e tij si qiramarrës. Duke përdorur një armë gjahu ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri prej tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre. Më pas ka dalë në rrugë duke hapur zjarr ndaj kalimtarëve.

Në vendngjarje përveç forcave të policisë që neutralizuan autorin, mbërritën edhe ambulanca të shumta, të cilat transportuan për në spital të plagosurit e këtij sulmi.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili me anë të një mesazhi në rrjetin social Telegram shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkroi Abazoviç, i cili njoftoi se qeveria do të shpallë tre ditë zie për tragjedinë që tronditi shtetin fqinj. m.k

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej