Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kapet 1 ton marijuanë në mes të detit Jon. U nis nga Vlora. Disa arrestime, ndalen 3 skafe dhe 2 makina

08/08/2022
DETAJE/ Plagoset një nga skafistët e gomones shqiptare, Mediat greke: U nis nga Himara, kishte mbi 2 ton drogë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia italiane kapi sot afro 1 ton marijuanë nisur nga Vlora ndërsa 5 persona janë arrestuar në Vlorë dhe Itali.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, dha një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin e Prokurorisë Sarandë Anton Pali dhe homologët italianë ku shpjegoi detaje nga operacioni.

Detajet:

Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka. Sekuestrohen rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë.

Vihen në pranga nga Policia e Vlorës, 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

U prangosën shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.
Gjithashtu, vihen në pranga nga Guardia di Finanza, 2 drejtuesit e mjetit lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Sekuestrohen nga Policia e Vlorës, 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike, me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit.

Nga Policia e Vlorës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt keta banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase.

Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. I., në Vlorë, shërbimet e DVP Vlorë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.