Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

5 pyetjet për inceneratorët: Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017?

06/08/2022
MALLTEZI/ Firmë guackë ruse për inceneratorët/ Malltezi bën 7 pyetje: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka vijuar me një pyetësor të përditshëm për Inceneratorët. Do të vijojmë derisa SPAK të hetojë hajdutët e vërtetë të vjedhjes së shekullit, 430 milionë eurove të shqiptarëve, deklaroi deputeti Belind Këlliçi.

Deklaratë e deputetit Belind Këlliçi:

Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, i cili është edhe më spektakolari në mbrapshtinë e vjedhjes dhe antiligjit, dua të bëj një pyetje për mediat.

U drejtohem televizioneve shqiptare, gazetave e portaleve, ju media e gazetarë. A mundet njëri nga ju, për hir të së drejtës së informimit, t’i tregojë shqiptarëve pamjet e inceneratorit të Tiranës? Ku është? Kush e ka parë? Si duket? Na e tregoni si duket një incenerator.
Nuk mundeni sepse nuk ekziston. Mbetjet e Tiranës futen në landfillin e Sharrës. Aty ku janë futur edhe më parë. I vetmi ndryshim është se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim.

Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh.

Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t’ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?

2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn?

3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?

4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?

5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e dorëzuar.

Ne kemi një përfundim për të gjitha këto pyetje: ndodh kështu SEPSE ATA (dmth Rama-Veliaj-Ahmetaj-Balluku-Zoto-Mertiri-Gugallja) I NDAJNE PARATE SE BASHKU. a.b

Po ndodh

Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej