Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Janë zhdukur kamerat nga vendi i vrasjes në Potam. Kush ishte pronari i skafit dhe me kë është në shoqatë ministri i Brendshëm”

05/08/2022
“Janë zhdukur kamerat nga vendi i vrasjes në Potam. Kush ishte pronari i skafit dhe me kë është në shoqatë ministri i Brendshëm”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Berisha kërkoi sot që kryeministri Rama të shkarkojë ministrat e përfshirë në vrasjen e 7 vjeçares në Potam.

“Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat.
Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, me vampirë politikë e mediatikë. Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.
Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij.
I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp.

Berisha tha se të dhënat që dalin rreth këtij problemi, flet për një krim të mirëfilltë shtetëror.
“Skafi ishte me të gjitha ligjet, i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh.
Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi kishte pronar Adhurim Kushin, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër.

Pra, e kuptoni vetë origjinën e skafit.
Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf”, tha kreu i PD.

Berisha tha për ministrin e Brendshëm se Çuçi është shpirtkazëm, nuk gjeti asnjë fjalë për ngushëllim.

“Pas tre ditësh, Bledi Veltari, në mënyrën më të papranueshme, shkon në verbërinë e tij dhe shpirtkazmërinë e tij, nuk gjen dy fjalë për të shprehur ngushëllim për familjen.
Shikoni deri në çfarë shkalle arrin çnjerëzia e këtyre ministrave të degraduar.
Bën një status të gjatë, që e fillon e mbaron me Sali Berishën, dhe nuk gjen një hapësirë minimale për familjen që humbi fëmijën pikërisht për shkak të këtij soji”

Berisha publikoi një tjetër skandal të lidhur me ngjarjen teksa tha se janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit.

“Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit.
Jo vetëm autori tentoi të largohej, por janë zhdukur edhe kamerat që regjistruan skenën e krimit.
Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur”, tha Berisha. a.b

Po ndodh

Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej