Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çuçi bën sqarimin: Është shoqatë. Por shoqatat regjistrohen në gjykatë dhe jo në QKB

05/08/2022
Gafa e ministrit të Ramës, thyen heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mohuar se ka biznes për skafe por veçse një shoqatë velierash. Ai thotë se shoqata është bashkë me disa miq të tij.

Dokumenti i publikuar në media për këtë pronësi të biznesit të mjeteve lundruese është i nxjerrë nga QKB, ku regjistrohen vetëm biznese dhe jo shoqata apo forma të tjera të organizimit të shoqërisë civile.

Në dokument nuk ka pronar tjetër të biznesit veç atij të ministrit Çuçi.

Deklarata e Çuçit:

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.