Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të rinjtë i bashkohen protestës përpara Ministrisë së Brendshme. “Ejani në protestë në orën 19.00”

04/08/2022
Të rinjtë i bashkohen protestës përpara Ministrisë së Brendshme. “Ejani në protestë në orën 19.00”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të rinjtë në Tiranë i bashkohen protestës përpara Ministrisë së Brendshme. “Ejani në protestë në orën 19.00”, është slogani i tyre ndërkohë që publikuan edhe motivet se pse ata do të protestojnë gjatë një dalje mediatike në selinë e PD.

Deklaratat:
Unë jam Klea Vukaj, 17 vjeçe, gjimnaziste.
Klodian Rasha kishte moshën time kur u vra nga dora e një polici. Mendoj se flas për çdo të ri shqiptar kur them se se me vrasjene e tij u lënduan, u trembën, të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.
Me vrasjen e Jonadës 7 vjeçare u vranë, u lënduan dhe u trembën dyfish.
U shpreh ngushëllimet e mia prej, motre dhe bije, Ermirës dhe Bledarit, prindërve të Jonadës. Të mbahen të fortë sepse e gjithë Shqipëria është me ta sot.
Shihemi në protestë në ora 19.00

Unë jam Xhuljan Guçe, 26 vjeç
Moshatarët e mi në Europë dalin në protesta për ndotjen e mjedisit, javën 4 ditëshe të punës e të drejta të tjera. Prej disa vitesh të rinjtë e Shqipërisë ngrihen në mbrojtje të së drejtës më elementare të njeriut: asaj të jetës. Kemi dalë në rrugë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, Emanuel Ndojt, Klodian Rashës. Sonte dalim për vrasjen e Jonadës 7 vjeçare.
Deri kur më kështu?!

Unë jam Nikolin Çali, 26 vjeç
E kam pyetur veten, dje edhe sot, dhe nuk gjej përgjigje: Çfarë imazhi i jep shtetit dhe policisë një komisar me një skaf 600 kubikësh? Ku e merr guximin që të vijë deri në breg dhe të bëjë manovra? Si ka mundësi që ka dashur të ikë pasi vrau një fëmijë? Pse nuk e jep dorëheqjen ministri i Brendshëm?
E di që asgjë nga këto nuk e kthen Jonadën, por e bën shtetin të duket më njerëzor dhe na bën ne të ndihemi të trajtuar si njerëz.

Unë jam Megi Balliu, 28 vjeçe
Fëmijët e nënave shqiptare, janë sot më të pasigurt pas vrasjes së Joandës.
Do të vazhdojmë të jemi të pasigurt edhe sot e nesër, nëse nuk e nxjerrim të plotë mësimin nga pësimi tragjik i familjes Avdia.
Si bijë, motër dhe si qytetare, i kërkoj llogari këtij shteti dhe i jap solidariten tim Ermirës, së ëmës së Jonadës, dhe Bledarit, të atit.
Një burri që u ul në gjunjë para trupit të pajetë të së bijës.
Ky është alarmi final, të dashur shqiptarë. Ne jemi në gjunjë para shtetit. Ai na godet, dhunon dhe vret, dhe ne zemërohemi në Facebook për pak ditë. Pastaj biem në gjumë, derikur një familjeje tjetër shqiptare, i troket morti në derë.
Ejani sonte në ora 19.00 në protestë. Tregojini kraharorin e bashkimit këtij pushteti burracakësh.
Ngrihuni në këmbë! Në solidaritet me Jonadën dhe prindërit e saj.
Në solidaritet me fëmijët e Shqipërisë! r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.