Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali me inceneratorët/ Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale? Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës?

03/08/2022
MALLTEZI/ Firmë guackë ruse për inceneratorët/ Malltezi bën 7 pyetje: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD me Pyetësor të Përditshëm për inceneratorët. “Mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen”, deklaron deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Argumentat e Këlliçit:

Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve.

Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.

Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 milard lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.

Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”.

I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit.

Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës!

Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjensisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur.

Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!

Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:

1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?

2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?

3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!

4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!

5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

Këto jane pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama.

Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

DITA 89/ Nga zonat e mbrojtura te betonizimi i Tiranës, qytetarët në protestë: “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura”

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, kërkohet nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës

27/08/2026
Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

27/08/2026
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mundi përfaqësuesen serbe

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.