Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Detajet e marrëveshjes me Spanjën: Grup i përbashkët hetimi në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

01/08/2022
Kryeministri i Spanjës në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja kundër krimit të organizuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë vizitës në Tiranë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, sot është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Spanjës mbi luftën kundër krimit. Për palën shqiptare nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa për palën spanjolle nga ambasadori Álvaro Renedo Zalba.

Marrëveshja mes dy vendeve adreson nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më ambicioz për të luftuar me efikasitet të gjitha format e krimit të organizuar, në veçanti organizatat kriminale që kanë si objekt trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe terrorizmi.

Shqipëria dhe Spanja do të ngrenë grupe të përbashkëta hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme. Kjo formë konsiderohet si një nga metodat më të avancuara të bashkëpunimit policor ndërkombëtar për të zhvilluar hetime komplekse të organizatave kriminale që operojnë në disa shtete dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale.

Spanja si vend anëtar i BE-së mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë kur është fjala te bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar. Së bashku kemi realizuar disa operacione të suksesshme për goditjen e grupeve kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Një prej tyre ishte edhe operacioni “Dobra” që çoi në pranga mbi 100 persona, si dhe angazhoi mbi 400 oficerë policie në Spanjë, Shqipëri dhe Gjermani. Shqipëria ka ngritur gjithashtu një seri skuadrash hetimore edhe me vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilat kanë dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar.a.b

Po ndodh

Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

Berisha: PD në pushtet, strategji për ripopullimin

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026
Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

Debati për muzeun hebraik në Vlorë, Berisha: Dënojmë çdo sjellje antisemite

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej