Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta ndryshon emrin e partisë, thur lavde Vasil Laçit dhe Mujo Ulqinakut, Kryemadhi jep dorëheqjen, strukturat nga fillimi

26/07/2022
Ilir Meta ndryshon emrin e partisë, thur lavde Vasil Laçit dhe Mujo Ulqinakut, Kryemadhi jep dorëheqjen, strukturat nga fillimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ilir Meta ndryshoi emrin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në “Partia e Lirisë”, një asocion me “Shtëpia e Lirisë” ndërkohë që ka fshirë edhe strukturat e partisë.

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen.

Në vend të tyre u ngrit një Komitet Organizativ që drejtohet nga Ilir Meta. Procedurat e votimit zgjatën pak çaste dhe ishin vetëm me ngritje dore nga antarët e Konventës ndërsa nuk u pa një komision për numërimin e votave dhe nuk pati asnjë rezultat votimi.

Gjatë djalës së tij Ilir Meta foli për një parti sovraniste ndërsa Edi Ramën e përshkroi si një politikan në shërbim të Beogradit, duke sjellë si shembuj propozimin për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo padinë penale për Ramush Haradinajn.

“Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës” u shpreh Meta.

Ai sulmoi tangent ndërkombëtarët për qëndrimin që mbajtën në lidhje me formimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa evokoi heronjtë kombëtarë të rënë në luftën e dytë botërore.

“Po ça kujtoni ju, që Mujo Ulqinaku, që doli atje në 7 Prill mendoi se do ndalonte Italinë fashiste? Ju mendoni se Vasil Laçi, mendoi që duke vrarë një perandor do çlironte Shqipërinë? Ju mendoni se Vojo Kushi kur i mbeti një bombë në dorë nuk dinte të dorëzohej e të kërkonte t’i falnin jetën? Jo or jo, ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por ka edhe shqiptarë patriotë që i dalin zot këtij vendi! Nuk po ju kërkon njeri të bëni atë që bënë ata burra, por mos shisni më votën, as Ilir Metën, as Kushtetutën” tha Meta në fjalën e tij promovuese të partisë me emër të ri. a.b

 

 

Po ndodh

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026
Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

Kushëriri i Agasit mbetet në qeli. Eno mori nga podrumi verërat premium të konfiskuara

18/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

TIRANË/ Burri qëllon gruan me thikë, mbetet pa jetë

19/09/2026
Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

Alket Rizai, dyshinet për vrasje në burg. Media greke publikoi videot

19/09/2026
DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

DITA 111/ Edi Rama frikacak, do të çojmë ty në SPAK

18/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.768 artikuj gjithsej